Ngrohja globale, Papa i referohet Shqipërisë: U vu seriozisht në provë

Papa Françesku theksoi dy ditë më parë edhe një herë rreziqet që vijnë nga ngrohja globale duke iu referuar përmbytjeve në Shqipëri dhe në Indi, sipas Radio Vatikanit. Ai u kërkoi kombeve marrjen e masave praktike për zvogëlimin e pasojave të ngrohjes globale. Në meshën e tij të përjavshme në sheshin ”Shën Pjetri” përshëndeti organizimin e ”One Planet Summit” që do të zhvillohet në Paris këtë javë duke theksuar se shpresonte në një sukses në luftën kundër ngrohjes globale.

”Shpresoj që ky takim do të shërbejë… për marrjen e masave të duhura kundër ndryshimeve klimatike dhe në të njëjtën kohë për të luftuar kundër varfërisë dhe për të promovuar zhvillimin”, theksoi ai. Papa Françesku shfrytëzoi rastin për të lidhur ndryshimet klimatike me kushtet ekstreme të motit në Shqipëri dhe Indi.

”Unë jam pranë edhe Shqipërisë, e cila u vu në provë seriozisht nga përmbytje të mëdha”, deklaroi Papa Françesku, sipas njoftimit nga Radio Vatikani.

”Në këtë kontekst dua t’i shpreh popullit indian se jam pranë tij, sidomos me familjet e peshkatarëve të zhdukur” tha Papa Françesku.

Print