• Kreu
  • Të tjera
  • Ndryshimet klimatike
  • Stuhitë e forta të shiut rrezojnë pishat në Krastë, dëme edhe në kulturat bujqësore

Stuhitë e forta të shiut rrezojnë pishat në Krastë, dëme edhe në kulturat bujqësore

Stuhitë e forta të shiut të regjistruara ditët e fundit në qarkun e Elbasanit kanë sjellë dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Erërat kanë qenë të një intensiteti tepër të lartë aq sa kanë rrëzuar qindra pisha në parkun e kodër-krastës dhe në periferinë e qytetit të Elbasanit.

Bashkia e Elbasanit njofton se ka përfunduar evidentimin e pasojave dhe aktualisht po punon për largimin e drurëve të rrëzuar, ndërsa zëvendësimi i tyre do të kryhet gjatë sezonit të pyllëzimit.

Print