• Kreu
  • Të tjera
  • Ndryshimet klimatike

Energji nga dielli dhe era, si do ndahet dhënia e kapacitetit 50 MW mes operatorëve të tregut

Shqipëria ka vendosur në objektiv të saj rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015-2020, i cili për të arritur targetin e vendosur në masën 38% të konsumit total nga energjitë e rinovueshme, ka parashikuar ndërtimin e impianteve fotovoltaike dhe eolike, respektivisht me një fuqi totale të instaluar 50 MW dhe 30 MW.

Vijo leximin

Print

Publikohet raporti për ngjarjet klimatike, ja si renditet Shqipëria

Duke u bazuar në raportin e vitit 2018 të German Watch “Global Climate Risk Indeks”, Haiti, Zimbabve dhe Fixhi janë në krye të listës së shteteve më të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme në vitin 2016. Ndërsa në harkun kohor të viteve 1996-2016, Hondurasi, Haiti dhe Mianmari ishin shtetet më të prekura. Në total, më shumë se 524 mijë njerëz humbën jetën nga ngjarje natyrore fatkeqësish, ndërsa humbja e shprehur në kosto arriti 3.16 mld dollarë. Nëntë, nga 10 shtetet më të prekura nga katastrofat natyrore, ishin shtete me të ardhura të ulëta ose më të ulëta se mesatarja.

Vijo leximin

Print

Termocentralet me gaz, një në Korçë e një në Kuçovë

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka hapur perspektiva për ndërtimin e burimeve të reja energjetike në jug të vendit. Sipas masterplanit të gazit në Shqipëri janë dy termocentrale të rinj që mund të ndërtohen në zonën e Korçës dhe të Kuçovës pranë gjurmës dhe stacioneve të pompimit ku kalon gazjellësi. Si Korça dhe Kuçova kanë pasur më parë TEC me mazut, por që janë nxjerrë jashtë fuksionit prej dekadash. Ngritja e këtyre dy centrale me lëndë djegëse vjen si ide në një moment kur Shqipëria po kalon një krizë prodhimi energjie në Kaskadën e Drinit për shkak të thatësirës dhe mungesës së burimeve alternative.

Vijo leximin

Print

Shqipëria, vendi më i pastër në botë për makinat elektrike – Burimi i rrymës elektrike nuk ka asnjë ndotje

Makinat elektrike mund të mos lëshojnë gazra në atmosferë, por ato janë ekologjike vetëm po aq sa burimi që prodhon elektricitet për bateritë e tyre. Sipas Unionit të Shkencëtarëve të Shqetësuar, nëse një vend përdor qymyrin për të prodhuar energji, sasia e shkarkuar në atmosferë pavarësisht nëse përdorim një makinë elektrike, do të ishte e ngjashme me atë të një makine normale me karburant. Duke analizuar prodhimin e energjisë të 141 vendeve, studiuesit pranë Universitetit të Michigan kanë bërë një klasifikim të shteteve që kanë kështu energji më të pastër apo më të ndotur për të ushqyer makinat e tyre elektrike.

Vijo leximin

Print

Harta interaktive e energjisë në Shqipëri – Perëndimi drejt energjisë diellore, Lindja shfrytëzon burimet hidrike

Muajt e fundit sektori i energjisë në vend ka patur një gjallërim për shkak të skemës së subvencioneve për burimet alternative, çka ka sjellë një interes të jashtëzakonshëm për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Nga muaji Korrik e në vijim, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 18 kërkesa për ndërtimin e impianteve të tilla, por nuk kanë ngelur pas as aplikimet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, vetëm dy më pak, me 16 aplikime (nga ku 2 janë tendera të hapur nga MIE).

Vijo leximin

Print