• Kreu
  • Të tjera
  • Ndryshimet klimatike

Paneli ekologjik, mënyra më e mirë e shfrytëzimit të energjisë diellore

Kur dita është me diell, pa marrë parasysh temperaturën e jashtme, kanaçet pop, të lyera me bojë të zezë nxehen shumë shpejt. Kanaçet drejtojnë ajrin e ngrohtë nga brenda në shtëpizën e panelit deri sa e dërgojnë në dhomë. Gjatë këtij udhëtimi ajri grumbullon nxehtësinë nga muri dhe e sjell atë në dhomë. Për ata që jetojnë në vende të largëta, ose ata që duan të arrijnë autonomi të plotë jashtë rrjetit, thjesht lidhni panele diellore PV të vegjël ose gjenerator të erës për të fuqizuar ventilatorin e ajrit.

Vijo leximin

Print

Çmimet e frutave rriten me 20% në nëntor prej ndryshimeve ekstreme të motit

Ritmi i rritjes së çmimeve të frutave shënoi rekord në muajin nëntor. Sipas INSTAT, çmimi i frutave në muajin e kaluar shënoi rritje me 20.8% në raport me nëntorin e vitit të kaluar, ritmi më i lartë i rritjes gjatë një viti. Ekspertët e tregut pohojnë se shkak për këtë rritje të fortë të çmimeve është bërë mungesa e prodhimit në treg në disa artikuj. Pranvera e acartë dhe vera shumë e thatë kanë dëmtuar agrumet dhe disa lloje të rrushit, duke i bërë kështu më të shtrenjta disa fruta të stinës së vjeshtës.

Vijo leximin

Print

Ngrohja globale, Papa i referohet Shqipërisë: U vu seriozisht në provë

Papa Françesku theksoi dy ditë më parë edhe një herë rreziqet që vijnë nga ngrohja globale duke iu referuar përmbytjeve në Shqipëri dhe në Indi, sipas Radio Vatikanit. Ai u kërkoi kombeve marrjen e masave praktike për zvogëlimin e pasojave të ngrohjes globale. Në meshën e tij të përjavshme në sheshin ”Shën Pjetri” përshëndeti organizimin e ”One Planet Summit” që do të zhvillohet në Paris këtë javë duke theksuar se shpresonte në një sukses në luftën kundër ngrohjes globale.

Vijo leximin

Print

Deklaratë mbi ndryshimet klimatike dhe arsimimin

1. Edukimi shkencor në pararojë
Njerëzimi përballet me një krizë serioze klimatike, e cila do të ndikojë në të gjithë botën gjatë shekullit 21 dhe më gjerë. Ballafaqimi me këtë krizë do të varet shumë nga të rinjtë që janë sot në shkolla dhe mund të bëhen "agjentë të ndryshimit". Korniza ligjore ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike, dmth Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC, 1992) dhe Marrëveshja e Parisit (OKB, 2015), e njohin këtë pikë duke deklaruar se "Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të arsimit dhe trajnimit ... në veçanti për vendet në zhvillim "(UNFCCC, neni 6.b.ii) dhe" Palët duhet të marrin masa ... për të rritur edukimin për ndryshimin e klimës "(Marrëveshja e Parisit, Neni 12).

Vijo leximin

Print

Të njihemi më shumë me energjinë

Si mund ta sjellim më afër publikut të gjerë një temë kaq të rëndësishme dhe delikate për gjithë qytetarët? Organizatat e rrjetit të Vigjilencës mjedisore e menduan këtë gjë në mënyrën më të kuptueshme e tërheqëse, duke zhvilluar një aktivitet në një vend të hapur të secilit qytet zbatues të projektit “Së bashku një sy për mjedisin”. Me anë të këtij aktiviteti synohej të informohej publiku për situatën energjetike në vend dhe për efiçencën energjetike, duke paraqitur dhe disa nga rezultatet e dala nga pyetësorët e Varfërisë Energjetike në familje.

Vijo leximin

Print