• Kreu
  • Të tjera
  • Ndryshimet klimatike

PUZZLE ENERGJIE - Ekspozitë fotografish

Ditën e premtë datë 28 tetor 2016 qendra EDEN organizoi një ekspozitë fotografish me temë “Energjia” e titulluar “PUUZLE ENERGJIE”, e cila u mbajt në Qendrën Rinore, rruga e Kavajës, Tiranë. Fotografitë e paraqitura në këtë ekspozitë ishin sjellë nga qytetarët nga e përditshmja dhe tregonin perceptimin e secilit për këtë sektor i cili është i pranishëm në çdo sferë të zhvillimit të shoqërisë. Fotografi të tjera të paraqitura në ekspozitë ishin sjellë nga Qendra EDEN në sajë të vizitave në familje të ndryshme për hartimin e botimit “Varfëria Energjetike në Evropën Juglindore: Mbijetesë e të ftohtit”, ku paraqiten kushtet e familjeve në rajon të cilat kanë vështirësi në sigurimin e nevojave të përshtatshme të të ngrohtit, të të ftohtit, etj. në familjet e tyre.

Vijo leximin

Print

Panairi “Energjia & Ndërtimi”, Gjiknuri: Promovim efiçencës së energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit “Energjia & Ndërtimi 2016”, organizuar nga “Tirana Expo Centre” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Inovacione në produkte, projekte me rëndësi kombëtare, kompani të reja, janë prezantuar në edicionin e tretë të këtij eventi, në një mjedis që promovon marrëdhëniet bilaterale të biznesit. Në axhendën e këtij panairi gjithashtu janë planifikuar disa takime, seminare si dhe aktivitete sociale nga organizata jo-qeveritare.

Vijo leximin

Print

Tornado në Vlorë, biznese e rrugë të dëmtuara. Pamjet nga droni

Nga Enrik Mehmeti 

Një ciklon i përmasave të jashtëzakonshme për zonën e Vlorës dhe Zvërnecit ka krijuar dëme të konsiderueshme në biznese të shtrira përgjatë plazhit të Zvërnecit, ndërsa prej orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës kur edhe ka nisur ka bllokuar totalisht rrugën që të drejton drejt ishullit. Dëme janë shkaktuar edhe në zonën e Pyllit të Sodës, ku me dhjetëra pemë janë rrëzuar. Cikloni i përmasave të rralla për këtë zonë ka nisur rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës, duke prekur zonën e Pyllit të Sodës, plazhin e Zvërnecit dhe zonat përreth.

Vijo leximin

Print

Ndryshimet klimatike - kërcënim serioz për sigurinë dhe mirëqenien e Shqipërisë

“Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e vendit dhe sektori ekonomik më i kërcënuar në vend është bujqësia”. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë prezantimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike ( KKKBNK ). Ky proces që kërkoi 3 vite punë dhe përfshiu aktorë nga disa institucione kombëtare, ekspertë të çështjeve të lidhura me klimën, akademikë, organizata të shoqërisë civile etj.

Vijo leximin

Print

Ministri Koka: Ndryshimet klimatike kërcënim për sigurinë e vendit

Shqipëria publikoi sot Komunikimin e tretë Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike, ku ministri i Mjedisit, Koka tha se këto ndryshime janë sot një kërcënim serioz për sigurinë e mirëqenien e vendit. “Sektori ekonomik është më i kërcënuari në vend nga ndryshimet klimatike. Zonat më të kërcënuara janë ato fushore dhe vija bregdetare”, tha Koka. Ministri i Mjedisit tha se në Shqipëri dora e njeriut është faktori kyç për efektet e ndryshimeve klimatike. Ai shtoi se në këto 25 vitet e fundit ka pasur një shkatërrim abuziv e masiv të qytetarëve ndaj natyrës.

Print