Bashkia marrëveshje me Ujësjellës-Kanalizimet: Të disiplinojmë përdorimin e ujit të pijshëm

Bashkia e Tiranës është institucioni i parë vendor që nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për të rritur cilësinë e shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo marrëveshje, e cila u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtori i AKUK, Arben Skënderi, në prani edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, synon të sjellë përmirësim të mëtejshëm të performancës së UKT-së në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, si dhe grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

Vijo leximin

Print

Kush ka pus uji do vendosë sahat, sot miratohet ligji i ri. Ja ç’parashikohet

Familjet që kanë në përdorim një pus uji, brenda 6 muajve, duhet të lidhin një kontratë me Ujësjellësin, për vendosjen e matësve të ujit ose do të përballen me ndëshkimet ligjore. Maxhoranca do të miratojë sot ndryshimin ligjor për “Menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, ku parashikohet edhe vendosja e matësve të ujit për të gjithë personat, që posedojnë puse uji për qëllime familjare apo biznesi.

Vijo leximin

Print

Nën ujërat e Vjosës, dëme të mëdha në banesa dhe toka bujqësore

Andej nga buron Vjosa, në malet e Pindit në Greqi reshjet kanë pushuar. Shkrirja e dëborës brenda pak orëve shkaktoi në Shqipëri përmbytjen e radhës. Në shtrat ka më pak ujë që do të thotë se përmbytja poshtë rrjedhës së tij nuk do zgjerohet. Megjithatë në Vlorë janë ende dhjetëra banesa nën ujë.

Vijo leximin

Print

Investimi në ujësjellës-kanalizimin e Durrësit, ndikim të madh në turizëm

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako inspektuan punimet për rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit në këtë qytet. Linja e re e furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit është një investim që arrin në vlerën e 31.6 milion euro. Ndërkaq, ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimeve në zonën e Plazhit në vlerën 7.7 milion euro.

Vijo leximin

Print