• Kreu
  • Uji
  • Firma private merr inerte nga shtrati i Shkumbinit, banorët: Rrezikojmë të përmbytemi

Firma private merr inerte nga shtrati i Shkumbinit, banorët: Rrezikojmë të përmbytemi

Shtrati i lumit Shkumbin në pjesën e fshatit Golik të Pogradecit po dëmtohet çdo ditë teksa një kompani private merr prej andej inerte. Banorë të zonës dhe pushtetar vendorë shprehen se gërryerjet që po bëhen çdo ditë në shtratin e lumit rrezikojnë përmbytjen e zonave në afërsi të lumit. Inspektorati i Mjedisit në këtë zonë bën të ditur se kompania në fjalë nuk ka leje mjedisore për gërmimet. Për këtë, muaj më parë firma ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Ndërkaq edhe Inspektorati i bashkisë Pogradec e konsideron këtë shkelje e hapur. Ne jemi interesuar dhe pranë përfaqësuesve të kompanisë por ata i janë shmangur kontaktit mediatik.

Print