• Kreu
  • Uji
  • Derdhja e hidrokarbureve – Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier

Derdhja e hidrokarbureve – Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier

Ndotja në nivele alarmante e lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.  Bashkia e Fierit ka ndërmarrë së fundi një aksion për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit, por kjo vetëm minimizon rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që nuk është bërë asnjë gjë për ndotjen e ujërave të lumit. Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasojë e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier. Ata kërkojnë që të merren masat pasi ka shumë ndotje dhe erë gazi dhe nafte. Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit Gjanica është bërë i zi.

Ndotja alarmante kërcënon seriozisht edhe shëndetin e banorëve.

Print