• Kreu
  • Uji
  • Uji i çezmës, Autoriteti i Shëndetit pranon: Situata alarmante, shkak depozitat

Uji i çezmës, Autoriteti i Shëndetit pranon: Situata alarmante, shkak depozitat

Skandali i publikuar në Televizionin Klan për ndotjen e depozitave kolektive të ujit të pijshëm ka alarmuar qytetarët. Pamjet filmike të transmetuara një ditë më parë tregojnë llumin brenda një depozitë në zonën e Komunës së Parisit, një prej më të populluarave në Tiranë. Autoriteti Rajonal Shëndetësor pranon se situata është alarmante, pasi askush nuk furnizohet me ujë direkt nga rrjeti i Ujësjellësit, çka do të shmangte ndotjen nga papastërtitë e depozitave. Edhe pse në dijeni të situatës, asnjë autoritet nuk ndërhyn për t’i pastruar dhe dezinfektuar depozitat, për t’i bllokuar ato në rastet kur konsiderohet se përbëjnë rrezik për qytetarët që konsumojnë ujin e tyre, apo qoftë edhe për t’i detyruar banorët t’i pastrojnë.

ASHR thotë se përgjegjësia është e administratorit. Përgjegjësitë për mirëmbajtjen, sipas autoriteteve, përcaktohen në Kodin e Furnizimit me ujë, i cili sanksionon se ujësjellësi garanton cilësinë deri në pusetën jashtë palletave, ndërsa depozitat dhe rrjeti deri në banesa janë përgjegjësi e banorëve.

Nisur nga kjo gjendje, ASHR propozon që sanksionohet me ligj kontrolli i depozitave të paktën një herë në vit nga një autoritet shtetëror. Deri kur kjo iniciativë të zyrtarizohet, asnjë nga depozitat nuk mund të konsiderohet e sigurtë.

Print