• Kreu
  • Uji
  • Kurbin, emigranti vjen nga SHBA mbledh banorët, pastrojnë lumin

Kurbin, emigranti vjen nga SHBA mbledh banorët, pastrojnë lumin

Me moton "Pastroje lumin tënd" banoret e 3 fshatrave në Malësinë e Kurbinit prej disa ditësh janë angazhuar në pastrimin e mbetjeve në dy anët e lumit Hardhuca që kalon në zonën e tyre. Iniciativës së ndërmarrë nga Fitimtar Lala i cili është emigrant në SHBA, iu bashkuan dhjetëra banorë të kësaj zone, duke dhënë në këtë mënyre dhe mesazhin për mbajtjen pastër të mjedisit. “Kjo iniciativë jo vetëm që na ndihmon ne si komunitet ta mbajmë lumin pastër, por ndërgjegjëson edhe popullsinë për një kulturë sa më të mirë.”

“Bëjmë thirrje popullit që të mos hidhen më mbeturina në lumë. Që në vitin 1993 këtu nuk ka pasur asnjë ndërhyrje përveç një ure që është bërë nëpërmjet ushtrisë”, shprehen banorët.

Lumi Hardhuca i cili buron nga vargmalet e Skënderbeut dhe përfundon ne shtratin e lumit Mat ka një gjatësi afro 18 km, e cila ishte ndotur totalisht. Aksioni i banorëve do të vijojë deri në pastrimin total të lumit nga mbetjet e shumta që e kishin mbuluar në të gjithë gjatësinë e tij.

Print