• Kreu
  • Uji
  • Ministri Dervishaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 8 ujësjellsave

Ministri Dervishaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 8 ujësjellsave

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj bashkë me Ambasadoren Gjermane në Shqipëri Susanne Schutz, ministrin e financave, ambasadorin zvicerian dhe përfaqësues të bankës Gjermane për Zhvillim KFË, ka firmosur marrëveshjen për bashkëpunim financiar, për programin Infrastruktura Bashkiake, 3 dhe 4. Marrëveshja parashikon investime në vlerën e 47 milion eurove në total, në ujësjellës kanalizime në 8 qytete. Ministri Dervishaj, tha se falë këtyre investimeve në këto zona do të zgjidhet problematika e ujit. Ministri ishte i shoqëruar dhe nga drejtori i AKUK Ardian Alushi.

Fjala e plotë

Firmosja e këtyre marrëveshjeve, është me interest të jashtëzakonshëm për qytetarët. Ne formalizojmë sot, avancimin e projektit të zhvillimit të infrastrukturës rajonale nëpërmjet fazave 3 dhe 4, pas një proçesi shumë të suksesshëm bashkë me KFV, me pushtetin vendor, por edhe me institucionet e tjera përgjegjëse, të fazave 1 dhe 2. Ne kemi parë të avancojnë këto projekte, siç ishte edhe inagurimi i Ujësjellësit të ri të Sarandës bashkë me ambasadoren Gjermane. Avancimi dhe thellimi i bashkëpunimin me Gjermaninë, po sjell frute konkrete për qytetarët shqiptar. Sot ne i hapim rrugë avancimit të fazave 3 dhe 4, duke investuar në ujësjellës kanalizime në 8 qytete një shumë prej 47 milion eurosh. Bashkitë që përfitojnë, janë ato të:

1. Delvinës

2. Kuçovës

3. Beratit

4. Gjirokastrës

5. Lushnjës

6. Prrenjasit

7. Kamzëz

8. Librazhdit

Në përfundim të këtyre projekteve, ne i japim fund problemeve në furnizim me ujë të këtyre zonave duke bërë të mundur furnizimin 24 orë në ditë. Menaxhimi I Ujit nga ujësjelllësat, duhet të jetë tërësisht i ndryshëm nga situate e sotme. Me reformën e re territoriale, pushteti vendor ka më shumë autonomi dhe më shumë përgjegjësi, përveç transferimit të aseteve, kanë edhe menaxhimin e gjithë infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve.

Dua të them se ka një bashkëpunim shumë të mirë mes pushtetit qëndror dhe atij lokal në lidhje me ujësjellësat, për tju ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, me kosto sa më të përballueshme. Ka ardhur koha që uji i pijshëm, të mos jetë gangrenë për qytetarët shqiptar, por një shërbim që ofrohet me cilësinë e nevojshme, por edhe me koston e nevojshme.

Në të ardhmen ne synojmë rritjen e burimeve njerezore dhe menaxhuese në ujësjellësa, ta kthejme në një biznes fitimprurës për ekonominë lokale dhe kombëtare.

Në të shkuarën kemi parë që investime serioze në këtë sektor, nuk kanë patur sukses për shkak të keqmenaxhimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që kapacitetet njerëzore dhe menaxheriale të rriten në nivelin e duhur, për të hapur një fazë të re në ujësjellës-kanalizime.

Avancimi i këtij projekti vijon më tej me fazat 5-6, duke angazhuar dhe aktorë të tjerë si Bashkimi Evropian etj, për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve.

Print