• Kreu
  • Uji
  • ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Referuar lajmit të publikuar online mbi derdhjen e ujërave të zeza në liqenin e Ohrit në Pogradec, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve sqaron se menjëherë pas denoncimit në publik ka kryer inspektimin në liqenin e Ohrit. Nga ky inspektim, thekson ISHMP, “është konstatuar nga inxhineri Albert Tavanxhiu, se gjatë ditës së martë, dt 18 prill 2017 për mungesë të energjisë nga defekti i fidrit nr.9 nuk është bërë trajtimi i plotë i ujërave të përdorura, (biologjikë dhe kimikë) për rreth 22 orë, por pa ndikim negativ në mjedis.

Pas riparimit të defektit të energjisë cdo proces i trajtimit është bërë normal. Për këtë defekt në fidrin 9, OSSHE ka mbajtur procesverbal”.

ISHMP vijon sistematikisht punën në të tërë vendin duke ushtruar të gjitha kompetencat e saj ligjore për të garantuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë.

Print