• Kreu
  • Uji
  • Impianti i pastrimit në grykëderdhjen e Shkumbinit rikthen 40 ha plazh

Impianti i pastrimit në grykëderdhjen e Shkumbinit rikthen 40 ha plazh

Mbi 40 hektarë plazh në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, të cilat nuk shfrytëzoheshin prej ndotjes së lartë, janë në kushte optimale dhe mund të shfrytëzohen nga pushuesit vendas dhe të huaj përgjatë sezonit turistik veror. Falë një investimi të Ministrisë së Mjedisit në grykëderdhjen e lumit Shkumbin ka bërë të mundur që një hapësirë e madhe plazhi tashmë të jetë fuksionale. Një impiant i montuar në grykëderdhje të lumit, i cili kryen fuksionin e pastrimit të lumit nga mbetje të ndryshme, do të mbajë të pastër këtë vijë bregdetare që prej vitesh ishte futur në listën e plazheve më të ndotura të Shqipërisë.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se përfundimi i këtij investimi i ka shtuar hartës së Shqipërisë 40 hektarë plazh fuksional dhe do të mbajë të pastër të gjithë vijen bregdetare të grykëderdhjes së lumit Shkumbin.

Lefter Koka: Ky është një investim i përkryer që disiplinon qoftë mbetjet e ngurta, ato plastike dhe vajrat. Gjithashtu edhe investimi që ka filluar në grykëdershjen e Ishmit, do të çojë në dy numrin e grykëderdhjeve të lumenjve që rehabilitojmë.

Kemi një problematikë shumë të madhe kryesisht me hidrokarburet. Industria e naftës kryesisht në zonën e Fierit, Ballshit, ka sjellë një ndotje të tejskajshme në lumin e Gjanicës. Fatkeqësisht nuk kemi mundur deri sot që të zgjidhim këtë problematikë në mënyrë definitive por besoj shumë shpejt një nga aksionet e Ministrisë së Mjedisit para fillimit të sezonit turistik do të jetë edhe ndërhyrja në këto aktivitete për të mundësuar një vijë bregdetare sa më të pastër, të shëndetshme për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj.

Ky impiant pastrimi do të ketë një mision mjaft të rëndësishëm për sa i përket mbajtjes pastër të vijës bregdetare. Inxhinieri tregon mënyrën e fuksionimit të këtij impianti.

Investimi në fjalë kapi koston e rreth një milionë dollarë, ndërkohë vijon puna për pastrimin e grykëderdhjes së lumit Ishëm, ndër më të ndoturit në vendin tonë.

Print