• Kreu
  • Uji
  • Riparohet kanali që “fuste nën ujë” tokat e Fierit

Riparohet kanali që “fuste nën ujë” tokat e Fierit

Bashkia e qytetit të Fierit njoftoi se po rikthen në funksionim atë që quhet si kanali kullues Sh2, i cili prej vitesh ishte mbuluar pothuajse krejtësisht nga dheu dhe mbetje të tjera, duke shkaktuar përmbytjen e sipërfaqeve të tëra tokash bujqësore e banesash në këtë njësi. Nga ana e Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit në Bashkinë Fier prej ditësh po punohet për të siguruar sa më shpejt pastrimin dhe rivënien në funksion të këtij kanali. Kanali është 3.6 km i gjatë (nga ura e Baçinozit deri në afërsi të ish SMT-së).

Do të ndërhyhet në të gjithë gjatësinë e tij, për të siguruar kullimin e mbi 600 ha sipërfaqe toke në Njësinë Adminsitrative Qendër dhe eleminimin e përmbytjeve në stinën e dimrit.

Print