• Kreu
  • Uji
  • Alarmi: Drini po kthehet ne lum të vdekur

Alarmi: Drini po kthehet ne lum të vdekur

Prurjet në Lumin Drin kanë rënë kaq shumë sa tashmë ai po kthehet në një lumë të vdekur. Alarmi jepet nga eksperti i mjedisit, Jak Gjini, sipas të cilit sipërfaqja e ujëmbledhësit të këtij lumi është zvogëluar nga ndërprerja e prurjeve që janë devijuar në Lumin Buna që në vitet 50-të. HEC-i i Ashtës i ndërtuar kohët e fundit e ka përkeqësuar më shumë situatën aq sa të duket se Drini është kthyer në një kanal të madh kullues. Sipas Jak Gjinit projekti për evitimin e përmbytjeve ka rezultuar fatal për Drinin.

Duke qënë se ky lum ka një tërheqje të pakët të ujërave në 80% të vitit ai është kthyer në një kanal që kundërmon gjatë verës duke e bërë të padurueshëm kalimin pranë tij. Situata bëhet më e rëndë kur mendon se shtrati i tij ka dekada që nuk pastrohet, fenomen i cili duhet të jetë periodik çdo tre vjet.

Dhe e keqja nuk ka të sosur. Në Drin shkarkohen edhe ujërat e zeza.

Sipas ekspertëve është e nevojshme që një pjesë e prurjeve që shkojnë në Bunë të rikthehen në Drin për të gjallëruar rrjedhën dhe për të eliminuar sado pak ndotjen.

Specialistët rekomandojnë për këtë të fundit ngritjen e një vepre inxhinerike në digën e Spatharit për të shtuar prurjet në Drin.

Print