• Kreu
  • Uji
  • Bashkitë “zgjohen” nga gjumi, nisin të prokurojnë mbrojtje nga përmbytjet për tokat bujqësore

Bashkitë “zgjohen” nga gjumi, nisin të prokurojnë mbrojtje nga përmbytjet për tokat bujqësore

Përmbytjet me përmasa katastrofike në disa rajone të vendit, por kryesisht në Jug, duket se kanë zgjuar nga gjumi bashkitë për të marrë masa në vijim. E para që ka çelur procedurat sot (4 dhjetor) është Bashkia e Elbasanit e cila ka vendosur të nisë punimet për të parandaluar përmbytjen e tokës bujqësore nga disa përrenj të lokalizuar brenda territorit te saj. Fondi limit për këtë procedurë është mbi 9 milionë lekë dhe përfshin në total 6 lote.

Nga shirat e ditëve të fundit, Elbasani hyn tek ato Bashki, që patën një situatë disi më të moderuar në pasoja. Dy lumenjtë që përshkojnë këtë qark Shkumbini dhe Devolli arritën që të menaxhohen. Devolli sepse rrymat u kontrolluan nga hidrocentrali i Banjës ku u mbyllën portat e rezervuarit kurse i dyti doli nga shtrati në disa vende përgjatë rrjedhës, duke përmbytur disa sera dhe toka bujqësorë.

Gjashtë përrenjtë ku do të kryhen ndërhyrje

Referuar njoftimit të Bashkisë së Elbasanit do të jenë të paktën gjashtë përrenj në njësi të ndryshme administrative ku do të ndërhyrjet për të parandaluar një situatë përmbytjeje në vijim.

Loti 1: “Mbrojtje nga Përroi i Kushës të tokës bujqësore Fshati Karakullak, Njësia Administrative Bradashesh, Elbasan”

Loti 2: “Mbrojtje nga Përroi Gurra Shushicë dhe Përroi i Shalthates të tokës bujqësore, Fshati Shushicë, Njësia Administrative Shushicë, Elbasan”

Loti 3: “Mbrojtje nga Përroi i Vrrushës të tokës bujqësore fshati Kryezjarr, Njësia Administrative Shirgjan, Elbasan”

Loti 4: “Mbrojtje nga Perroi i Llixhes, Fshati Gjormë, dhe Mbrojtje nga Zalli i Gostimës i tokës bujqësore fshati Bujaras, Njësia Administrative Gjergjan, Elbasan”

Loti 5: “Mbrojtje nga Përroi Paper të tokës bujqësore, Fshati Pajun, Njësia Administrative Papër, Elbasan”

Loti 6: “Mbrojtje nga Përroi i Muçanit, të tokës bujqësore Fshati Muçan, Njësia Administrative Tregan, Elbasan”

Print