• Kreu
  • Uji
  • Fatura për t'i dhënë fund përmbytjeve, 717 mln $

Fatura për t'i dhënë fund përmbytjeve, 717 mln $

Rreth 717 milionë dollarë është kosto që shteti duhet të paguajë për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytjet dhe siguria e digave. E përkthyer në përqindje do të duhej që 17% nga 474.1 miliard lekë e buxhetit të shtetit për shpenzime të kalonte për të rikonstruktuar dhe ndërtuar një infrastrukturë ujitje dhe kullimi të sigurt. Sipas Raportit ekskluziv të siguruar nga Report TV, raport të cilin bordi i ujitjes dhe kullimit e ka vënë në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë prej majit 2017 për t'u mbrojtur nga përmbytjet si fazë emergjente duhet një investim prej 166 milionë dollarë.

Por çfarë përfshihet në faturën emergjente prej 166 milion dollarë?

Sipas raportit 6.9 milion dollarë duhet për studim fizibiliteti dhe projekt zbatimi për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja në lumenjtë Erzen-Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. 5.5 milion dollarë duhen për hartim të projektidesë përfundimtare dhe projektit të zbatimit për mbrojtjen nga përmbytja të zonës së nën Shkodrës duke konsideruar edhe lundrimin në Lumin Buna.

10.6 milion dollarë duhen për rehabilitim/rikonstruksion i argjinaturave mbrojtëse në të dy anët e lumit Mat nga Ura e Zogut në grykëderdhje. 81 milion dollarë sipas ekspertëve duhen për ndërtim/rikonstruksion të infrastrukturës së mbrojtjes nga përmbytja përgjatë lumenjve Drin, Bunë dhe zonën e nën Shkodrës për mbrojtjen nga përmbytja të rreth 12 000 ha tokë bujqësore e zona urbane si dhe sistemimin e shtratit te lumit Buna për të mundësuar lundrimin në këtë lum. Ndërsa 62 milion dollarë është kosto e parashikuar për ndërtim dhe rikonstruksion të argjinaturave mbrojtëse përgjatë lumenjve kryesorë në ultësirën perëndimore dhe minimizimin e rrezikut të përmbytjes së 100.000 ha tokë.

Në përmbyllje të analizës teknike dhe kostos financiare ekspertët shprehen se “Rehabilitimi dhe modernizimi do të jetë një përpjekje e kushtueshme që do të kërkojë kohë dhe asistencë financiare nga institucionet ndërkombëtare.

Print