• Kreu
  • Uji
  • Ujërat e zeza ndotin lumin Drin

Ujërat e zeza ndotin lumin Drin

Lumi Drin i cili kalon përmes qytetit të Lezhës është tërësisht i ndotur, pasi prurjet janë të pakta ndërkohë që ujërat e zeza të cilat hidhen në të janë dominante. Premtimi i fundit vjen nga Drejtoria e Bordit të Kullimit ku thuhet se është një projekt për rehabilitimin e tij për ta kthyer atë në atraksion për qytetarët. Pasimi i prurjeve ka bërë që lumi Drin i cili kalon në qytetin e Lezhës të kthehet në gangrenë për të gjithë qytetin. Mbetje të shumta dhe ujërat e zeza kanë bërë që qytetarët të qëndrojnë larg nga zona në të cilën është rrjedha e lumit.

Sa herë që ndryshim të drejtorëve të bordeve të kullimit nuk kanë munguar edhe premtimet për sistemimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumit, por gjithçka ka mbetur vetëm në premtim dhe asgjë në realitet. I tillë premtim është edhe ai drejtorit aktual të Bordit të Kullimi, Ndue Preka, sipas tij projekti është gati dhe do të ndërhyhet në të gjithë gjatësinë e këtij lumi.

Print