• Kreu
  • Uji
  • Menaxhimi Efektiv i Ujit - Kontribut për një Bujqësi te Qëndrueshme

Menaxhimi Efektiv i Ujit - Kontribut për një Bujqësi te Qëndrueshme

Qendra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik (AEEM_CENTER), nëpërmjet një pune 1 vjecare mbështetur nga BE nepërmjet "Organization for Respect and Care of Animals" – ORCA, në kuadër të tematikës “Bujqësi e Qëndrueshme, Ballkan i Qëndrueshëm” po punon në rritjen e vëmendjes në drejtim të decentralizimit të metejshëm dhe formave të integruara dhe me pjesëmarrje të menaxhimit të ujit në Bujqësi, për të inkurajuar përfshirjen e të gjithë aktorëve në menaxhim dhe për të adresuar më mirë nevojat lokale ekonomike, mjedisore dhe sociale.

Ekspertët e qendres nga intervistat në terren dhe kontaktet direkte me fermerët, përfaqësuesit e Organizatave të Përdorimit të Ujit (OPU apo GPU), specialistët e Ujitjes në Bashkitë Kavajë, Lushnje, apo Cerrik janë informuar me situaten konkrete të menaxhimit të ujit në këto rajone të rëndesishme bujqësore të vendit. Nga 250 intervista të bëra tregohet se mbi 70% e të intervistuarve mendojnë se bashkëpunimi midis 2 aktorëve OPU dhe specialistëve të ujitjes në Bashki do të cojë në një përdorim më efektiv të ujit të ujitjes. Fermerët e intervistuar tregojnë se në vitet e fundit është zvogeluar siperfaqja e ujitur dhe mbi 70% e tyre tregojnë se ka munguar egzistenca e një plani të mbjelljeve dhe të ujitjes. Përfaqesuesit e sektorit të ujitjes në Bashkitë si dhe ato të Organizatave të Perdorimit të Ujit në takimet direkte me to parashtrojnë probleme të shumta në lidhje me menaxhimin e Ujit të ujitjes. Nga ana tjetër vlen të përmendet si shembull pozitiv dhe inkurajues bashkepunimi midis Bashkisë së Urës Vajgurore me Shoqaten e Ujit në fshatin Samatic.

OPU Samtic bashkëpunon me Bashkinë dhe fermerët e ketij rajoni janë mjaft të kënaqur nga mirëmenaxhimi i ujitjes. Me 27 Dhjetor 2017, Qendra për Menaxhimin Agromjedisore dhe Ekonomik_AEEMC zhvilloi një takim me pjesmarrje të përfaqesuesve të Bashkive dhe Shoqatave të Perdorimit të Ujit të Cerrik, Kavaje, dhe Lushnje. Takimi u zhvillua ne Lushnje: Gjatë diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave u parashtruan disa probleme të cilat kërkojnë zgjidhje;
- Vihet re nje reduktim i sipërfaqes së ujitur në këto Bashki,
- Mungesë e energjisë elektrike për stacionet e pompimit,
- Ujë i pamjaftueshem për Ujitje, për zonat fundore si Synej në Kavajë.
- Stacionet e pompimit që administrohen nga OPU duhet të perfitojne energjinë me një pagesë me të reduktuar.
- Ne sektorin e ujitjes në disa Bashki vihet re një mungese e stafit të specializuar për këtë sektor.

Kështu qe sugjerohet te plotesohet stafi me profesionaliste dhe të aktivizohet staf nga OPU-të përkatëse për të përfituar nga eksperiencat e tyre.

Në këtë kuadër ekspertët e Qendra për Menaxhimin Agromjedisorë dhe Ekonomik me eksperience 20 vjecare në menaxhimin e ujit të ujitjes propozojnë të trajnojnë OPU dhe perfaqësuesit e Bashkive përgjegjes për menaxhimin e ujit të ujitjes dhe të ndihmojnë në përgatitjen e anëtarëve të tyre në aspektet e mëposhtme.
• Zhvillimi Institucional dhe Koncepti i Ujitjes me Pjesëmarrje
• Planifikimi i Mbjelljeve dhe Ujitjes (Hartimi i Grafikeve te Ujitjes)
• Mirëmbajtja e Sistemeve të Ujitjes
• Konfliktet, ç’jane ato dhe si zgjidhen
• Komunikimi si forma themelore e trajtimit te konflikteve.
• Arti i të Komunikuarit.

Print