• Kreu
  • Uji
  • Lidhjet e paligjshme të ujit, Gjiknuri: Qytetarët të bëjnë lidhjen legale deri në fund të Janarit

Lidhjet e paligjshme të ujit, Gjiknuri: Qytetarët të bëjnë lidhjen legale deri në fund të Janarit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në cilësinë e deputetes së zonës, inspektuan kantierin e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Përmetit. Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milion USD.

Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeēare. “Jemi këtu në një nga investimet shumë të rëndësishme të qeverisë shqiptare për Bashkinë e Përmetit që është rrjeti i ri i ujësjellësit, përfshirë dhe këtë depozitë që po punohet këtu. Është një investim që kap një vlerë rreth 5 milion USD, zgjidh përfundimisht ēështjen e ujit në Bashkinë e Përmetit duke siguruar ujë 24 orë. I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet sëbashku me autoritetet vendore."

Print