• Kreu
  • Uji
  • Shkumbini del nga shtrati, përmbyt tokat në Rrogozhinë e Lushnje

Shkumbini del nga shtrati, përmbyt tokat në Rrogozhinë e Lushnje

Shirat e rrëmbyer në krahinën e Myzeqesë kanë rritur nivelin e lumit Shkumbin. Pika më e lartë është regjistruar tek ura e Rrogozhinës dhe në fshatin Cermë Proshkë, ku lumi ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë e fusha të mbjella.

Banorët i frikësohen rritjes së nivelit të ujit. Dhe sa herë ka situata të tilla, banorët kujtohen për paratë që nuk kanë marrë gjatë përmbytjeve të kaluara. “Edhe pse është e disata herë që përmbytem unë nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim”, thotë një banor.

Uji nuk rrezikon banesa por për fermerët, përmbytja e tokave mjafton t’u shkaktojë dëme të mëdha që u vështirësojnë jetesën.

Print