• Kreu
  • Uji
  • Përmbytet Laguna e Valbonës për herë të pare

Përmbytet Laguna e Valbonës për herë të pare

Për herë të parë, Lugina e Valbonës është përmbytur si pasojë e daljës nga shtrati të ujit të një prej degëve më të mëdha të Valbonës, Çeremit. Banorët e zonës shprehen se sasia e reshjeve e ditëve të fundit nuk kanë qenë më të lartë se herët e tjera, por se punimet e pavëzhguara prej vitesh, si për nxjerrjen e gurëve ashtu dhe për hidrocentralet, kanë shkaktuar shpyllëzim dhe mungesë të vegjetacionit.

Gazetarët kanë publikuar videon ku duken ujërat e Çeremit teksa derdhen në rrugë dhe mbulojnë vendin me baltë.

“Mungesa e vegjetacionit dhe shpyllëzimet për shkakt të dhënies së lejeve minerare dhe të koncesioneve të hidrocentraleve kanë shkaktuar një erozion të lartë që sjell një përmbytje të shpejtë”.

Në një intervistë të shkurtë, një prej banorëve të Luginës së Valbonës shprehet se asnjëherë më parë nuk ka patur përmbytje në atë zonë, pasi secila prej degëve të Valbonës ka pasur shtratin dhe rrjedhën natyrale, të padëmtuar nga dora e njeriut.

Print