• Kreu
  • Uji
  • Deti kthen mbeturinat, mbetjet urbane mbulojnë 13 km bregdet në Fier

Deti kthen mbeturinat, mbetjet urbane mbulojnë 13 km bregdet në Fier

Mbetjet urbane kanë mbuluar afro 13 kilometra bregdet në bashkinë e Fierit. Deti Adriatik po kthen në breg sasi të mëdha mbeturinash të shumëllojshme të depozituara pas vëshimeve të lumenjve këtë fillim shkurt. Një problematikë e vjetër e plazheve ranore, që evidenton keqmenaxhimin e mbetjeve urbane në të gjithë vendin.

Kjo ishte pamja këtë të hënë të fundit në afro 13 kilometra vijë bregdetare të Fierit. Janë mbetjet urbane që deti po i kthen në tokë, pasi i depozituan aty vërshimet e lumejve. Plastikë, qelq, dru apo edhe materiale të tjera të rrezikshme kanë mbuluar bregdetin, ku në verë mijëra banorë të zonës së Fierit por edhe më gjërë kërkojnë të gjejnë freskinë e plazhit.

Janë shembulli i keqmenaxhimit të mbetjeve urbaneve, i transportuar nga basenet e ujëmbledhësve të lumenjve që përshkojnë Fierin deri në bregdet. Një problematikë e vjetër për banorët e këtyre anëve, që nuk ka marrë zgjidhje.

Por ndërsa në breg një pjesë e këtyre mbetjeve largohen në funksion të biznesit, në det ata i kanë dhën efektet negative. Ndotja e ka larguar peshkun, duke i lënë bosh rrjetat e peshkatarëve të zonës.

Në kushtet e ndotjes dhe mungesës së infrastrukturës, plazhi i Darzezës ndër vite i ka humbur pushuesit, pavarësisht se njihet për rërën me veti kuruese.

Print