• Kreu
  • Uji
  • Çfarë mësuam nga HEC-et në Kanionet e Osumit?

Çfarë mësuam nga HEC-et në Kanionet e Osumit?

Një nga shqetësimet aktuale për pjesën e mjedisit është ndërtimi i HEC-eve në Shqipëri. Ekspert të Mjedisit, në lidhje me ndërtimin e HEC-eve kanë thënë se Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis nuk ka arritur kurrë që ta ndaloj një investim. Ata u shprehën se: “Ne kemi monitoruar disa nga dokumentat për informimin publik dhe shumica nuk e kanë fare dhe disa e kanë fallco, domethënë aty vendosin emra që nuk ekzistojnë”. Sot diskutohen rreth 350 HEC-e dhe në total janë 437 HEC-e. Më tej kanë shtuar se: “Nga monitorimi që kanë bërë shoqatat është konstatuar që ka mungesë të kontrollin të tyre”.

Së fundmi është ngritur si problematik ndërtimi i HEC-eve në Osum. Shoqata Grupimi “Ekolëvizja” ka intervistuar Blerina Ago nga Shoqata “Albania Rafting Group”, për mbrojtjen e kanioneve nga HEC-et.

Çfarë dëmesh do të sillnin këto HEC-e?

Kanionet e Osumit janë kanionet më të mëdha lumore në Shqipëri. Ato gjenden në rajonin jugor të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në Qarkun e Beratit. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Efektet në ndërtimin e HEC-ve janë gjithëpërfshirëse. HEC-et kanë pasoja shumë të rënda në ndotjen e mjedisit, për më tepër kur flasim për ndërtimin e tyre mbi zona të mbrojtura, gjithashtu kanë ndikim shumë negative në zhvillimin e turizimit, e cila është një nga hallkat kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e të rinjve.

Nuk mund të kërkojmë integrimin në Evropë ndërkohë që imazhi i vendit është cënuar me veprime të tilla autodestruktive.

Banorët e vendeve përreth janë më të prekurit nga kjo situatë, pasi vendosja gjeografike e këtyre HEC-ve, sipas deklaratave të ekspertëve të kësaj fushe, nuk është aspak e favorshme. Ndërtimi i HEC-ve është një kërcënim serioz për shkatërrimin e biodiversitetit.

Shkatërimi i kanioneve prek Shqiptarët edhe më gjerë, duke qënë se vitet e fundit është bërë destinacion turistik botëror. Dëmet që shkaktojnë ndërtimet e HEC-eve janë ta pakthyeshme dhe të pariparueshme.

Turizmi aventurë, në natyrë, agroturizmi është një nga burimet kryesore për integrimin e shoqërisë në ekonomi dhe kulturë. Në rrethet e vogla, siç janë zonat përreth, mundësitë e punësimit janë të ulëta. Kjo shkakton emigracion të madh sidomos të të rinjve.

Duke mbrojtur kanionet banorët e zonës sigurojnë jetesën, njëkohësisht shijojnë edhe bukuritë dhe sportet e pafundme që kanionet ju ofrojnë.

Print