• Kreu
  • Uji
  • Zvogëlohet harta e përmbytjeve në Obot, rrugët çlirohen nga uji

Zvogëlohet harta e përmbytjeve në Obot, rrugët çlirohen nga uji

Gjatë ditës së diel ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të situata në zonat që u përfshin nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës. Tashmë, të gjitha rrugët në zonat më problematikë janë të kalueshme për automjetet. Harta e përmbytjes sa vjen e zvogëlohet, pasi tërheqja e ujit vazhdon me ritme të shpejta, kjo dhe falë faktit që asnjë nga hidrocentralet nuk po bën shkarkime prej dy ditësh.

Shqetësimi i fermerëve që u përmbytën të mbjellat vazhdon të jetë vlerësimi dëmeve dhe dhënia e dëmshpërblimit.

Aktualisht, ushtria është duke bërë transportin e ndihmave kryesisht në koncentrat për bagëtitë e ushqime që janë siguruar nga rezervat e shtetit e donatorë.

Ndërkohë, drejtuesit e Njësive Vendore në Nënshkodër thonë se vetëm qeveria me një vendim të sajin mund të marrë përsipër dhënien e dëmshpërblimeve për më tepër që ky dëm u bë nga hapja e portave te hidrocentraleve.

Print