• Kreu
  • Uji
  • Si të minimizohen përmbytjet në Shqipëri?

Si të minimizohen përmbytjet në Shqipëri?

Në lidhje me problematikën e përmbytjeve, shpesh ngrihen disa pyetje: Pse Shqipëria është e prirur të përmbytet? Cilat janë kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të Direktivës së BE-së për përmbytjet? Si të menaxhohen përmbytjet? Cilat janë përvojat e suksesshme të parandalimit të përmbytjeve?

Ekspertët flasin për çështjen Shumica e ekspertëve në botë ndajnë të njëjtin mendim mbi efektin e ndryshimit të klimës që po rrit ngjarjet ekstreme të motit. Moti ekstrem përfshin përmbytje të papritura (reshje të skajshme në një periudhë të shkurtër kohore), përmbytje nga stuhitë dhe përmbytjet e lumenjve (reshjet ekstreme shkrirja e shpejtë akullnajore). Ngjarjet ekstreme të motit kanë mobilizuar në mbarë botën qeveritë dhe organizatat shkencore për të krijuar politika dhe për të ndërmarrë veprime për të luftuar fatkeqësitë natyrore në të ardhmen.

Statistikat e përmbytjeve Rajoni i Ballkanit Perëndimor është i prirur për fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet janë një ngjarje e zakonshme. Cënueshmëria e lartë e rajonit në përmbytje po ashtu evidentohet edhe nga “Statistikat e Fatkeqësive”, të cilat theksojnë se përmbytjet janë një rrezik natyror me probabilitet të lartë në Ballkanin Perëndimor. (PrevetionWeb Platform, UNISDR). Sipas zyrës së ndihmës së jashtme të fatkeqësive të SHBA, Shqipëria ka numrin më të lartë të fatkeqësive (9 fatkeqësi, të tipit të përmbytjeve) krahasuar me vendet e tjera në rajon për periudhën 1990-2011.

Pse Shqipëria është e prirur të përmbytet? Shpyllëzimi dhe mungesa e mbulimit të gjelbër nxisin përmbytjet e shpejta drejt zonave të ulëta. Një element tjetër ka të bëjë me vendbanimet e paligjshme njerëzore pranë lumenjve. Gjithashtu infrastruktura hidrologjike si: pompat, argjinaturat dhe pengesat e përmbytjeve janë të dobëta për kontrollimin e ujit në zonat e prirura nga përmbytja.

Shqipëria ka numrin më të lartë të fatkeqë- sive krahasuar me vendet e tjera në rajon. Shpyllëzimi dhe mungesa e mbulimit të gjelbër nxisin përmbytjet.

Shqipëria ka nevojë për më shumë përpjekje për të kryer:

  • Një plan gjithëpërfshirës për evakuimin (duke përfshirë planin e evakuimit për njerëzit dhe bagëtitë)
  • Planin e vazhdueshëm të komunikimit dhe planet për emergjencë.
  • Duhet t’i jepet rëndësi infrastrukturës së gjelbër
  • Asistencë teknike / financiare për shtëpitë që rrezikojnë të përmbyten
  • Investimi në masat mbrojtëse ndaj ujit në zonat e pritura për përmbytje

Duke marrë këto masa, Shqipëria mund të rrisë elasticitetin në parandalimin e përmbytjeve.

Print