• Kreu
  • Uji
  • Marrëveshje me Kroacinë për ndotjen detare, Klosi: Sezon më i pastër turistik

Marrëveshje me Kroacinë për ndotjen detare, Klosi: Sezon më i pastër turistik

Pas takimit të tre ministrave të mjedisit pak javë më parë atij; shqiptar, kroat dhe malazez në Dubrovnik, vjen hapi i parë që konkretizon bisedimet për shmangien e ndotjes së detit Adriatik. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit nga zv.kryeministrja dhe Ministrja e Europës e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Maria Pejcinovic Buric dhe koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian Williams në ambientet e MEPJ në Tiranë. Marrëveshja parashikon menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare për rritjen e sigurisë në det dhe porte.

Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria kroate dhe organizata e Kombeve të Bashkuara.

”Shpresojmë shumë që kjo të jetë vetëm faza e parë projektuese për të menaxhuar shumë herë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det duke i pastruar ato dhe për të pasur mundësinë që e gjitha kjo të jetë pjesë e procesit tonë “Clean and Green 2020” pasi është shumë e nevojshme që në hapjen e sezonit turistik këtë vit të kemi një situatë shumë më të pastër”,  tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit.

Koordinatori i UNDP-së në Tiranë, Brajan vlerësoi marrëveshjen si një shembull të përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare.

Projekti i financuar nga qeveria kroate dhe zbatuar nga UNDP, ka për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar por edhe menaxhimin e emergjencave si edhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve në Shqipëri për t’iu përgjigjur rreziqeve mjedisore dhe teknologjike të shkaktuara nga incidentet detare që rezultojnë ose mund të rezultojnë në derdhje të naftës ose substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme.

Në mbyllje të takimit koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian Williams tha se “ky është një shembull i përkryer bashkëpunimi midis dy vendeve që lagen nga e njëjta vijë bregdetare, një vend europian- që ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe në qendër të Integrimit Europian”.

 

Print