• Kreu
  • Uji
  • Kroacia – Shqipërisë, ndaloni ndotjen e detit Adriatik

Kroacia – Shqipërisë, ndaloni ndotjen e detit Adriatik

Ruajtja e detit Adriatik nga ndotja dhe çështjet ekologjike janë kushte të rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh Ministrja kroate e Punëve të Jashtme dhe Europës Marija Pejcinovic Buric gjatë takimit zyrtar me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ditën e enjte.

“Ne kemi një det që ka nevojë për ne”, u shpreh ministrja kroate duke deklaruar se deti Adriatik ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Ajo theksoi se Shqipëria duhet të ndaloi ndotjen e detit Adriatik dhe shprehu shqetësimin e saj për ndotjen që i vjen Kroacisë nga ky det.

Ministrja Buric u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të forcohen më tej përmes investimeve në transportin rrugor dhe ajror si dhe në energji. Ndërsa për korridorin lidhës Adriatik- Jon ajo theksoi se Kroacia e ka ndërtuar tashmë pjesën e saj.

Print