• Kreu
  • Uji
  • Mbeturinat pushtojnë Fierzën

Mbeturinat pushtojnë Fierzën

Moti është përkeqesuar, në të gjithë vendin kanë rinisur reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore. Probleme ka pasur edhe në qytetin e Kukësit, ku reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dherave kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore që lidhin qytetin me fshatrat përreth.

Reshjet e dendura të shiut dhe me intensitet të lartë ka bërë që disa familje në fshatin Breg-Lum të bllokohen. Banorët e zonës lëvizin me varka për të hyrë e për të dalë nga fshati pasi sasia e madhe e ujit nuk lejon levizjen e tyre, përveçse me varka.

Rritja e liqenit të Fierzes dhe reshjet me intesitet të shiut kanë bllokuar rrugën dhe si pasojë kanë mbetur të bllokuar 20 familje të fshatit Breg-Lum në Kukës. Tokat bujqësore janë të përmbytura nga fryrja e liqenit.

Gjithashtu prurjet e mëdha në liqenin e Fierëz kanë sjellë me vete jo vetëm përmbytje për tokat bujqësore, por edhe mbeturina të shumta, gjë që është rrezik për infeksione dhe sëmundje ndaj banorëve të zonës.

Print