• Kreu
  • Uji
  • Një vëzhgim në pellgun e Vjosës pas përmbytjeve

Një vëzhgim në pellgun e Vjosës pas përmbytjeve

Përmbytjet mbeten një problem mbarekombetar dhe fenomen i perseritur për Shqipërinë. Ne kete vit te shtrira ne Jug dhe ne veri te vendit, te shoqeruara me demtime ekonomike, probleme sociale dhe mjedisore afatgjata. Por si eshte reagimi me pas, a punohet per parandalimin e permbytjeve te tjera, a punohet per evidentimin e problemeve, a zbatohen masa mbrojtese dhe rehabilituese, a ka nje strategji te qarte qe e djeshmja te mos perseritet cdo dite?

Ne nje udhetim qe beme keto dite pergjate lumit Vjosa, prej Mifolit ne Permet dhe Gjirokaster, kupton se problemet e permbytjeve, nga institucionet qendrore dhe vendore, por edhe nga media, trajtohen si ceshtje emergjence dhe jo si ceshtje afatgjata, ku te parashikohen dhe zbatohen zgjidhje te qendrueshme sipas nje plani veprimi afatgjate. Sapo doli dielli dhe ujerat u larguan, ndergjegja e personave pergjegjes u qetesua, por lumenjte nuk mund te qetesohen me fjale. Efektet e permbytjeve vazhdojne, erodohen brigjet e lumit, tokat bujqesore, transport i mbetjeve urbane drejt detit. Por askund nuk shef te punohet ne pikat shume te eroduara, pikat kritike te permbytjeve, pyllezimin e brigjeve, qe ne pjesen me te madhe eshte e zhveshur. C'fare pritet p.sh. per demtimin masiv te brigjeve te lumit Vjosa nga erozionit masiv ne nje gjatesi bregore prej 6 km pas grykederdhjes se Shushices ne Vjose me zgjatje 2 here me shume se 3 vjet me pare, ku prej vitesh shfrytezimi i inerteve eshte bere pa asnje kriter?

Kur flitet per Vjosen shpeshe kuptohet pa Shushucen dhe Drinon, ku aktualisht dallohen qarte, permbytjet e shkaktuara nga keto deget kryesore te Vjoses, permbytja dhe erozioni i fuqishem nga Shushica prej Peshkepise deri ne derdhjen ne Vjose, zone e njohur per shfrytezimin e inerteve lumore pa asnje kriter. Permbytja nga lumi Drinos ne fushen e Dropullit dhe erozioni lumor, demtimi i strukturave mbrojtese lumore dhe urave qe lidhin fshatrat.

Nepermjet disa matjeve te sedimenteve te depozituara ne brigjet e lumit dhe ne fushat perreth si dhe llogaritjes se erozionit nepermjet metodes USLE, qe rezulton mjaft i larte, dallon ne terren shkakun se ne pellgun e Vjoses mungon veshja vegjitative per mbrojtjen e tokes nga rreshqitjet, erozioni, qarkullimi i sedimenteve.Dhe humbja me e larte e tokes eshte ne zonat e shveshura nga bimesia, ku sipas matjeve diserencat jane me here. Edhe pyllezimet e reja ne zonat e pjerrta, ka nevoje te orientohen me mire pikerisht ne zonat me te rrezikuara, me predispozicion te larte te rreshitjeve, shembjeve dhe erozionit siperfaqesor, qe shtrihen ne jo me pak se 30 % te territorit te pellgut ujembledhes.

Te mos harrojme se Vjosa ka nje historik te gjate te permbytjeve nga 250 vjet me pare me ndryshimin e shtratit dhe grykederdhjes, permbytjet e 1962, 1971, dhe jane te njohura pikat e daljes se lumit nga shtrati, rreziqet dhe dinamika e permbytjeve, sikurse ka edhe zgjidhje ne se ka vullnet per te ndryshuar, duke hequr dore nga veprimet emergjente ne kete mase e duke kthyer ne zbatimin e masave sistematike me impakte afatgjate. Permbytjet ne kete pellg jane shtuar edhe ne kushtet e reshjeve jo intensive. Pse? Jane rreth jo me pak nga 9 shkaqe kryesore qe rezultojne pas nje udhetimi te vetem perms pellgut te Vjoses, qe mund te menaxhohen teresisht Brenda pak vitesh. Ne te gjithe segmentin Mifol Selenice, nuk ekzistojne me shume se 30 % e strukturane mbrojtese te lumit nga permbytjet. Siperfaqe me shume se 40 % te pellgut ujembledhes te pa pyllezuara, po keshtu edhe tek brigjet e lumit. Kudo ujerat e zeza derdhen ne Vjose , ne asnje rast te trajtuara, duke shkaktuar ndotje mikrobiale, kimike e fizike.

Bregdeti i Vjoses nga bregdet akumulativ, ne 30 vjetet e fundit eshte kthyer ne bregdet eroziv. Pse? Mund te radhiten 12 faktore, te cilet mbeten te pa menaxhuar sipas kerkesave, ne perputhje me vecorite e prurjeve te Vjoses, terrenit, struktures se tokes, e cila klasifikohet ne 5 grupe sipas segmenteve, me ndikime direkte mbi erozionin dhe rreshqitjet, lartesia mbi nivelin e detit dhe ndikimet e qendrave te banuara. Ne Vjose gjenden rreth 11 pika shume kritike per permbytjet, qe ne planin e veprimit, kerkojne masa te diferencuara mbrojtese, shumica masa komplekse por pa investime te kushtueshme. A’eshte e mundur per ta bere? Po.

Nje ceshtje qe te dhemb koka kur e shef, pikat e monitorimit te niveleve te ujit, ne pikat e rrezikut te permbytjeve, te cilat jane jashte funksionit.

Per tu kthyer edhe nje here tek fillimi. Se pari duhet te ndryshoje plotesisht koncepti nga gjithe institucionet pergjegjese te menaxhimit ne nivel kombetar dhe lokal, se trajtimi emergjent i permbytjeve nuk eshte zgjidhje, por trajtimi afatgjate i ndalimit te permbytjeve. Kerkohet nje bashkepunim I Institucioneve, bashkerendim, plane veprimi te perbashketa, perfshirja e grupeve te interest dhe ekspertet e fushave te ndryeshme. Ne se do te vazhdohet keshtu, qe sa here ka permbytje, mbrojtjen ta bazojme ne disa thase rere per te forcuar argjinaturat, disa konvikte per te strehuar njerezit, disa shishe uji sepse uji ne system eshte ndotur, ca ushtare te levizin me varka per te shpetuar njerezit, e nesermja do te jete me keq se sot. A ka zgjidhje. Po. Eshte plotesisht e mundur qe Vjosa e eger te zbutet dhe te mos dale nga shtrati.

Print