• Kreu
  • Uji
  • Klosi: Deri më 1 qershor të gjitha subjektet të kenë vënë depurator

Klosi: Deri më 1 qershor të gjitha subjektet të kenë vënë depurator

Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e ndotura në lumenj dhe dete duhet të kenë vendosur depuratorët. Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin. Ky ishte paralajmërimi nga Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë vizitës në impiantin e depurimit të ujit në Fier.

Duke parë nga afër investimin e realizuar dhe procesin e filtrimit të ujit, Klosi tha se ky është një model i jashtëzakonshëm që duhet të përdoret nga të gjithë ata që shkarkojnë ujërat e patrajtuar në lumenj apo bregdet.

Kreu i turizmit dhe mjedisit theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e jetës së njerëzve është e panegociueshme. Ministri Klosi ftoi subjektet që të shikojnë nga afër modelin e impiantit në Fier dhe të gjejnë zgjidhjet për të trajtuar ujërat që përdorin.

“Ne do të kërkomë që modele të tilla të zbatohen dhe të ketë zbatim rigoroz të lejes mjedisore që kompanitë e mëdha por edhe kompanitë më të vogla kanë me institucionet e Ministrisë së mjedisit”, tha ministri Klosi.

Print