• Kreu
  • Uji
  • Jeta mes ujërave të zeza; Në Rrogozhinë, kanali i vaditjes kthehet në gjiriz

Jeta mes ujërave të zeza; Në Rrogozhinë, kanali i vaditjes kthehet në gjiriz

Banorët e një lagjeje në Rrogozhinë jetojnë me ujërat e zeza te portat e shtëpisë. Kanali që u kalon para banesave dikur ka pasur ujë të pastër për të vaditur tokat, por ndërtimet pa kriter gjatë tranzicionit e shndërruan në kanalizim ujërash të zeza.

Kanali që kalon para shtëpive të lagjes nr 2 në qytetin e Rrogozhinës dikur shërbente për vaditjen e tokave, por sot është mbushur me ujëra të zeza.

Ndërtimet pa kriter gjate viteve të tranzicionit kanë lënë pasoja te kjo lagje. Ujërat e zeza që derdhen në kanal janë të pallateve përreth zonës. Kanali tërheq mushkonja dhe insekte të tjerë sidomos gjatë verës.

“Ky është kanal vaditës, faktikisht, por përdoret vetëm për ujërat e zeza”, shprehet një prej banorëve.

Bashkë me sistemimin e kanalit banorët kërkojnë shtrimin e rrugëve, dhe vendosjen e koshave të mbeturinave.

Print