• Kreu
  • Uji
  • Elbasan. Librazhdi dhe Prrenjasi përsëri në qendër të koncesioneve të HEC-ve.

Elbasan. Librazhdi dhe Prrenjasi përsëri në qendër të koncesioneve të HEC-ve.

Në agjencinë e Basenit Ujor të lumit Shkumbin Qarku Elbasan sot u zhvillua mbledhja për  miratimin e  disa project vendimeve për  HEC-et në Librazhd si dhe lejet mjedisore për rehabilitimin e shtretërëve të lumejeve të Lumit Shkumbin dhe Rrapun.

Në takim merrte pjesë dhe Prefekti Qarkut Elbasan zoti Maksim Malaj si dhe ishin thërritur dhe Kryetarët e Bashkive të të gjithë Qarkut, midis tyre edhe dy titullarët e Librazhdit dhe Përrenjasit si dhe Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan.

Në rendin e ditës ishte: Miratimi i disa lejeve për HEC-e në Librazhd dhe Përrenjas si dhe dhënien e lejeve për rehabilitimin e shtretërëve të lumejëve të Lumit Shkumbin, në Qukës Prrenjas dhe Rrapun Librazhd.

Në Projekt vendim kërkohej miratimi i leje për HEC Sopot, ‘Alb Green Electricity” Shpk. Po kështu në Sopot Gostima1, Gostima2, Gostima 3, Gostima4 dhe HEC Vilan Shpk. Gjithashtu dhe “HEC Cermenika”,-B&K IMPORT INC”,” HEC Balca”- B&K IMPORT INC”,Uljaf Energy”Shpk-HEC Arrëz dhe disa HEC-e të tjera në Librazhd.

Mbledhja që në fillim ka kaluar me debate, ka qënë kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira e cila ka përse gjithë kjo mbledhje tepër urgjente për kalimin e këtyre projekt vendimeve për HEC-ce në Librazhd dhe Përrenjas ku po i merret fryma banorëve dhe mjedisit si dhe shkatërrimit të lumejëve, florës dhe faunës, shkatërrimit të Biodiversitetit, po kështu dhe shkatërrimit të shtretërve të lumenjve nga subjektet që marrin inerte në Shkumbin. Po kështu i ashpër ka qenë dhe mendimi i Prefektit të Qarkut të Elbasanit i cili ka mbështetur dhe ngritur problemin mjedisor.

Edhe drejtori i Zonave të Mbrojtura Xhek Nezha ka qënë kundër lejeve mjedisore për HEC. Në fund të mbledhjes është anulluar dhenia e lejeve duke u lënë për një mbledhje tjetër të radhës. Banorët e Sopotit para një muaji u mblodhën kundër HEC-protesë e cila u mbështet dhe nga Shoqat Egnatia.

Ndërkohë që duhet të përmendim dhe lejen për dy HEC-e në Qukës, të Bashkisë Prrenjas, ku Ministria e Kulturës jep leje për ndërtim HEC- “Lingajca 1” dhe “Lingajca 2”, më datë 20.03.2018 e firmosur nga Ministrja Mirela Kumbaro, ku midis të tjerave thotë se subjketi “REI-Energji” do kontribuojë në rregullimin e shtatë cezmave në Bërzeshtë.

PO kështu Shoqata Egnatia dërgoi një deklaratë pozicionimi mbi ndërtimin e HEC-eve të vegjël për bashkitë Librazhd dhe Përrenjas. Një deklaratën e pozicionimit të shoqërisë civile bazuar në Konventën e Arhusit, të ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2000 dhe në ligjin Nr 10431, datë 09.06.2011, Për Mbrojtjen e Mjedisit dhe përkatësisht në nenin 13 të këtij ligji Parimi i së drejtës për informim dhe i pjesëmarrjes së publikut, nenin 46 , Informimi i publikut në lidhje me çështjet mjedisore dhe Neni 47, E drejta për të pasur informacion mjedisor, të po këtij ligji, na lind e drejta të informohemi në lidhje me ndërtimin e shumë hidrocentraleve në burimet ujore në dy bashkitë Librazhd dhe Prrenjas.

Sipas grupimit të Rrjetit Mjedisor të Shoqërisë Civile, rezulton një situatë që është evidentuar më së miri me të gjitha ndikimet ligjore, institucionale, socio-ekonomike dhe ekologjike, nga studimi “Alternativa mjedisore e HEC-eve të vegjël në Shqipëri”, një studim alternativ i sjellë për herë të parë nga shoqëria civile mjedisore në Shqipëri, si dhe nga studimi “Cilësia e raporteve të VNM/VSM të projekteve për HEC-et në Shqipëri” që evidenton mangësitë dhe shmangiet në legjislacionin e hartimit të VNM/VSM.

Dekadën e fundit përdorimi i burimeve ujore për prodhimin e energjisë nga HEC-et (veçanërisht të vogla) është rritur në mënyrë të shpejtë në Shqipëri sikurse në të gjithë vendet e rajonit. Situata më e rëndë është në dy bashkitë respektive të Librazhdit dhe Përrenjasit, ku kërkesat për leje koncesionare i kalojnë të 130-at, kjo sipas burimeve dhe evidentimeve të bëra në bashkëpunim me komunitetin, agjencitë e zonave të mbrojtura, drejtuesit lokalë të dy bashkive, organizatave mjedisore dhetë gjithë shoqërisë civile si dhe bashkëpunimit me komunitetin. Megjithëse ky është klasifikuar si burim energjetik i rinovueshëm, një numër marramendës prej mbi 130 kërkesave i HEC-eve pritet të ndikojnë negativisht në ekosistemet natyrore dhe sidomos tek ato me ndjeshmëri të lartë (zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, zonat turistike, fshatrat turistike, ku në zonën tonë janë një numër I madh i llojeve të florës dhe Faunës në “Librin e Kuq”).

Print