• Kreu
  • Uji
  • Osumi shkatërrohet pa leje. “Salillari” merr inerte nga lumi pranë kanioneve

Osumi shkatërrohet pa leje. “Salillari” merr inerte nga lumi pranë kanioneve

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar dy herë t’i japë leje mjedisore kompanisë “Salillari” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum pranë kanioneve. Megjithatë, kompania e ka ndërtuar pikën e inerteve pranë kanioneve ku merr zhavorrin e lumit për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet. Pertaq Tole, drejtor i Agjencisë së Mjedisit në Berat, tregon se leja nuk jepet nga institucioni që ai drejton, por ai ka në dorë dokumentet që tregojnë se “Salillari” punon pa leje.

“Subjekti “Salillari” ka aplikuar për leje mjedisi, por leja nuk i është aprovuar”, shprehet Petraq Tole, drejtor i ARM, Berat.

Leja nuk i është dhënë dy herë rresht. Ndërkohë, në shtratin e lumit Osum punon me kapacitet të plotë një impiant i ndërtuar nga kompania, e cila merr në lumin Osum inertet. Kjo kompani ka një kontratë me autoritetin shtetëror të rrugëve për të ndërtuar një pjesë të rrugës që lidh Skraparin me Përmetin.

Kompania ka marrë një leje nga Këshilli i basenit Seman që mbulon edhe Beratin për shfrytëzim inertesh lumore, por që nuk ka leje mjedisore nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Këtë e konfirmojnë drejtuesit lokale të agjencisë. Ndërkohë loti i parë i rrugës Skrapar-Përmet do ndërtohet me një investim prej 1.2 miliardë lekë.

Print