Orikumi pa ujë

Banorët e Orikumit, në mbledhjen e muajit prill të Këshillit Bashkiak, protestuan për problemin e mungesës së ujit të pijshëm. Në përfundim të mbledhjes u vendos krijimi i një grupi pune i cili do të merrej me zgjidhjen e të gjitha çështjeve që u ngritën nga banorët, ndër tyre ishte dhe çështja e ujit të pijshëm, mbledhje në të cilën nuk kishte marrë pjesë kryetari i Bashkisë Vlorë, i cili ishte anëtari grupit të punës që duhet të takoheshin.

Në mbledhjen e muajit maj të Këshillit Bashkiak, që u zhvillua me datë 31.05.2018, për të disatën herë u ngrit si problem nga anëtarët e Këshillit Bashkiak çështja e ujit të pijshëm në Orikum. Kjo zonë vuan nga mungesa e ujit të pijshëm prej kohësh, por me ardhjen e stinës së nxehtë krijohet një situatë e patolerueshme. Për të mos përmendur faktin se kjo është një zonë me prioritet turizmin detar dhe banorët e kësaj zone duhet ta ofrojnë këtë shërbim me mungesën e ujit të pijshëm.

Problemi ngeli përsëri pa zgjidhje.

Print