• Kreu
  • Uji
  • “Ylberet” kanceroze përhapen nëpër rrugët e Tiranës

“Ylberet” kanceroze përhapen nëpër rrugët e Tiranës

“Ylberet” kanceroze që përhapen nëpër rrugët dhe kanalet kulluese të qytetit të Tiranës. Sipas Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, Neni 7, mbi Rregullimin e qarkullimit në qendrat e banuara.

Në qendrat e banuara, komunat dhe bashkitë, me urdhëresë të kryetarit të pushtetit lokal, duhet:

  1. b) të kufizojnë qarkullimin e të gjitha ose të disa kategorive të mjeteve për nevoja të qarta dhe të motivuara për parandalimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e pasurisë artistike, të mjedisit dhe natyrore, në përputhje tarinë përkatëse, pasi të jetëcmarrë mendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; dhe sipas Nenit 79, mbi Kontrollin teknik

Organet e shërbimeve të policisë rrugore, për të cilat flitet në nenin 12, nëse kanë dyshime për gjendjen e sigurisë, zhurmshmërisë dhe ndotjes për mjete me motor ose rimorkio të veçantë, mund të urdhërojnë me udhëzimet e shpallura nga Ministria që mbulon veprim në çdo kohë ndalimin e tyre, duke bërë shënimin në librezën e mjetit, për një kontroll teknik të menjëhershëm jashtë radhe.

Gjithnjë e më shumë po shohim të ashtuquajturat “ylbere” në rrugët e qytetit tonë. Sipas ligjit, organet e shërbimit të policisë rrugore janë përgjegjëse për ndotjen e shkaktuar nga mjetet me motor, por realisht a po shohim ne ndalim apo gjobitje të këtyre mjeteve të cilat shkaktojnë ndotje në mjedis?

Këto mjete duhen ndaluar dhe duhen gjobitur sipas ligjit, për dëmin që shkaktojnë në mjedis, gjithashtu duhet që të pastrohet vendi ku mjetet motorike kanë dëmtuar.

Print