• Kreu
  • Uji
  • Fshati vetëm 25 km larg Tiranës konsumon ujë të ndotur

Fshati vetëm 25 km larg Tiranës konsumon ujë të ndotur

Në fshatin Kasall, në njësinë administrative Zall-Herr e cila e është pjesë e Bashkisë së Tiranës, vetëm 25 km larg nga qendra e Tiranës, rreth 3 mijë banorë konsumojnë ujë të ndotur nga puset që i kanë hapur vetë. Analizat që janë bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik tregojnë se uji i këtyre puseve nuk duhet konsumuar pasi ka nivel të lartë ndotje. Por banorët thonë se në këtë fshat nuk ka ujësjellës dhe janë të detyruar që si për të pirë dhe për të gatuar të përdorin ujin e puseve pasi nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë ujë tjetër.

Fshati Kasall me një popullësi mbi 2000 banorë i ndërtuar i ri e me plan të rregullt urbanistik nuk ka fare linjë ujësjellësi për ujë të pijshëm, megjithëse kanalizimet e ujërave të zeza kanë përfunduar. Te treja analizat e ujit rezultuan mjaft të ndotura dhe nuk lejohen për konsum publik. Të gjithë janë të pambrojtur për shëndetin e tyre. Puset që variojnë nga 7 deri në 20 metër të thellë banorët thonë se i kanë hapur vetë. Çdo shtëpi në këtë fshat ka nga një pus, ujin e të cilit e pëdorin edhe për të pirë edhe për të ujitur tokat.

Njësia administrative Zall-Herr në lidhje me ujin e ndotur që konsumon ky fshat, tha se ka një projekt për ujësjellës por që ende nuk dihet se kur do të ndërtohet.

Print