Bilanci i përmbytjeve, dëmet në 2017 disa herë më të rënda se në 2015

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive. Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve. Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë. Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë.

Vijo leximin

Print

Rreziku kaloi, Zorba: “Vjosa, vështirësi për rikuperimin, duhen studime afatgjata”

Rreziku i përmbytjeve konsiderohet tashmë i kaluar, por megjithatë pellgu i lumit Vjosa, nuk do të favorizohet nga moti edhe në fundjavë. Përgjegjësi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit, në Institutin e Gjeoshkencave, Petrit Zorba, duke iu referuar të dhënave historike, natën e fundit të Nëntorit, duke u gdhirë 1 Dhjetori, thotë se është thyer rekordi i reshjeve te shiut në zonën e pellgut të lumit Vjosë. Sa i përket situatës së krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, sipas Zorbës nuk ka të bëjë me reshjet, por me infrastrukturën dhe bllokimin e sistemit të kullimit.

Vijo leximin

Print

Përse përmbytet Shqipëria?

Nuk ka shqiptar, që nuk e torturon, e lodh mendërisht e fizikisht pyetja e mësiperme, sidomos në kohështrirjen një çerek shekullore. Kjo për arsye se vërshimet e frikshme, tmerruese të lumenjëve të mëdhenj e të vegjël, të përrenjëve, prroskave e rrëkeve, të cilat në kor, kanë shkaktuar fatkeqësi të shumta, në njerëz, blegtori, gjallesa të ndryshme, në bujqësi, në rrugë të reja e të vjetra, në mbytje dyqanesh, shembje shtëpish, në përmbytje bulevardesh e autostradash etj. Shtrohet pyetja cilët janë faktorët që kanë ndikuar në keto shkatërrime e fatkeqësi me përmasa të mëdha?

Vijo leximin

Print

Konfindustria: Të ndryshohet buxheti 2018, t’i jepet prioritet parandalimit të përmbytjeve

Konfindustria vlerëson, në një njoftim për shtyp, se qeveria duhet të ndertojë dhe të zbatojë sa ne shpejt strategjinë për parandalimin e përmbytjeve masive të përsëritura. Buxheti i vitit 2018 duhet të ndryshojë në seancë të jashtezakonshme të Kuvendit të Shqipërisë për të ridrejtuar financimet në ngritjen e sistemit kundër përmbytjeve. Kuvendi i Shqiperise duhet t’i kërkojë ekzekutivit, që të pergatisë projektet dhe të paraqesë për miratim ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2018.

Vijo leximin

Print

Alarmi për rezervuarët dhe digat, Shqipëria ka mbi 600 ‘mina me sahat’

Përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës dhe vërshimi i menjëhershëm i ujit në disa biznese, për të cilat u fajësua hapja e digës së Kasharit, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje problemet me menaxhimin e digave pas kalimit të tyre në administrimin e Bashkive. Reforma territoriale u kaloi më shumë kompetenca vendorëve dhe mes të tjerave, me një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 30 dhjetor 2015, është urdhëruar transferimi nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave tek Bashkitë, e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit.

Vijo leximin

Print