Eksperti: Mos u lani në Bunë, është shumë pis

Nga Anila Dushi

Buna është lumi që këtë vit duhet t`i qëndrosh larg. Askush nuk mund të përdorë ato ujëra dhe as brigjet që nga kjo kohë e në vazhdim ndërsa alarmi jepet nga një zë që vjen nga shëndetësia. Të dhënat janë alarmante kur kujtojmë se Buna është një nga lumenjtë më të bukur të vendit tonë, ndërsa asnjë zë zyrtar nuk bën me dije ndonjë masë konkrete për ndërhyrjen që mund t`i bëhet për të ndryshuar fatin e ndotjes së atij lumi. Burimet nga sektori i Higjienës në Shkodër tregojnë se duhet të qëndrohet larg këtë vit.

Vijo leximin

Print

Ndotja e bregdetit, rregulla të reja për lokalet dhe hotelet

Të gjithë hotelet, lokalet apo subjektet e tjera, që ushtrojnë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare nuk do të mund të abuzojnë më me shkarkimin e ujërave të zeza në det. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të nisë kontrollet si për subjeket e përhershme, por dhe ato që ushtrojnë aktivitetin vetëm gjatë sezonit të verës, duke i detyruar që të ndërtojnë gropa septike, të cilat të zbrazen minimalisht një herë në muaj. Për këtë do të duhet të deklarojnë madje edhe faturën që e kanë marrë këtë shërbim, por nga ana tjetër do të bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për subjektin që e ka ofruar këtë shërbim.

Vijo leximin

Print

Festimet e Ditës së Drinit në Shkodër

Më 5 Maj 2016 Qendra EDEN festoi Ditën e Drinit. Qëllimi i kësaj dite ishte promovimi dhe mbrojtja e vlerave të lumit Drin te fëmijët dhe komuniteti që jetojnë përreth zonës ku kalon lumi. 5 Maji iu dedikua rritjes së ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me pasurinë natyrore dhe trashëgiminë e basenit të lumit Drin si dhe me qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemeve të ujrave të ëmbla të basenit të lumit Drin. Qendra EDEN zhvilloi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me nxënës të shkollës “Reshit Hyseni", në zonën e Beltoit, Shkodër, zonë që preket nga rrjedha e lumit Drin.

Vijo leximin

Print

Krijohen gjashtë këshilla për basenet ujore, me 132 anëtarë

Qeveria miraton kufijtë territorialë dhe hidrografikë të baseneve ujore. Me propozim të ministrit të Bujqësisë, Këshilli i Ministrave vendosi që territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të administrimit të burimeve ujore, ndahet në gjashtë basene ujore: a) baseni ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër; b) baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë; c) baseni ujor Ishëm-Erzen, me qendër në Tiranë; ç) baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan; d) baseni ujor Seman, me qendër në Fier; dh) baseni ujor Vjosë, me qendër në Vlorë.

Vijo leximin

Print

Një tjetër digë në Vjosë, pritet ndërtimi i HEC-it të Poçemit

Në lumin e Vjosës do të ndërtohet një hidrocentral me fuqi të instaluar 99.5 megavat. Top Channel ka mësuar se Ministria e Energjisë ka përmbyllur procedurën e dhënies me koncesion të Hidroncentralit të Poçemit, duke shpallur fitues bashkimin e dy kompanive turke, “Ajen Enerji” dhe “Cinar San Turizm”. Gara është zhvilluar përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, por ajo e dy shoqërive turke ishte oferta e vetme pjesmarrëse në tender. Më parë, këto dy kompani ishin shpërblyer nga qeveria edhe me një bonus prej 8 përqind të pikëve si propozuesit e koncesionit të pakërkuar.

Vijo leximin

Print