Haxhinasto në Elbasan: Uji I pijshëm duhet menaxhuar më mirë

Ministri i Transportiti e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka paralajmëruar një reformë të thellë sa i takon ujit të pijshëm, duke theksuar se ajo do të ndikojë në shtimin e cilësisë së konsumimit të tij nga konsumatorët. Ai ka zgjedhur ditën ndërkombëtare të Ujit, për të njohur të rinjtë e qytetit të Elbasanit me reformën në këtë sektor. Ministri tha sot gjatë takimit me nxënësit e shkollës ”Vasil Kamami”, se aktiviteti synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ujin e pijshëm, që është një pasuri kombëtare e që duhet menaxhuar më mirë.

Vijo leximin

Print

"Ujë dhe punë", tematika e Ditës Botërore të Ujit 2016

Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit, si një mjet për të përqëndruar vëmendjen botërore në rëndësinë e ujrave të ëmbla dhe advokimin për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore të ëmbla. Dita Botërore e Ujit është përkujtuar për herë të parë në 22 Mars 1993. Qysh atëherë çdo vit trajton një tematikë të veçantë, ndësa tema e këtij viti është "Uji dhe puna". Kjo është një ditë për të festuar për ujin dhe gjithashtu për t'u përgatitur për mënyrën se si ta menaxhojmë atë në të ardhmen.

Vijo leximin

Print

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 26.2 milionë euro për 70 ujësjellës në fshatra

Do të ndërtohen 70 ujësjellës në zonat rurale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një financim prej 26.2 milionë euro nga banka gjermane KfW dhe Bashkimi Europian. Programi, i cili do të jetë i hapur për të gjitha bashkitë, konsiston në ndërtimin e rehabilitimin e rreth 70 ujësjellësve rurale, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës së 75 mijë banorëve.

Print

Paralajmërohet Reforma e Ujit

Qeveria shqiptar pritet të nisi së shpejti Reformën e Ujit, me synim përmirësimin e furnizimit të popullatës, por edhe mirëpërdorimit të kësaj pasurie. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi me zyrtarë të Entit Europian të Ujit, tha se Shqipëria ka shumë burime hidrike, por humbjet janë të mëdha. “Prodhojmë ujë të mjaftueshëm, por problem është rrjeti, pasi 67 për qind e ujit humbet” tha ai. “Reforma e ujit synon ndryshime institucionale. Cilësia e ujit është një pjesë e rëndësishme e reformës së ujit.

Vijo leximin

Print

Moti i keq/ Flasin specialistët: Shkodra qyteti më i rrezikuar nga përmbytjet, të mos hapen portat e HEC-eve

Përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës ndodhin pothuajse çdo vit në stinën e dimrit. Nga ana e shtetit nuk është marrë asnjë masë.

Sejrie Baleta

Zona e nën-Shkodrës është një nga zonat më të rrezikuar nga përmbytjet. Uji nuk u është hequr këtyre zanave po përkundrazi u është rikthyer edhe pse është një nga “mysafirët” më të padëshiruar kur bëhët fjalë që do ta përmbysë atë si një zonë e tërë. Kanë mjaftuar reshjet që në njësinë administrative Ana e Malit, fshatrat Obot dhe Goricë të zgjodhen në prezence uji rreth 20 centimetër.

Vijo leximin

Print