Reshjet e shiut përmbytin disa zona të qytetit

Reshjet e dendura të shiut të rëna një ditë më parë, kanë përmbytur disa zona në qytetin e Lezhës. Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta reshje me intensitet të lartë që disa lagje dhe rrugë në qytetin e Lezhës të mbulohen nga uji. Situatë më problematike është regjistruar në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në bllokun e banimit “11 janari” në lagjen “Besëlidhja”. Vërshimi i ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve në këtë lagje, duke sjellë vështirësi në lëvizje për banorët dhe automjetet. Për të normalizuar situatën ka ndërhyrë menjëherë Bashkia e Lezhës.

Vijo leximin

Print

Veliaj: Do t’iu ofrojmë 24 orë ujë banorëve të “Yzberishtit”

Problemet e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e zonës së “Yzberishtit”, sipas Veliaj do të marrin fund brenda muajit maj. Pasi ka përfunduar fazën e parë të projektit për furnizimin me ujë në rrugën “3 Dëshmorët”, Bashkia e Tiranës ka nisur shtrirjen e rrjetit në shtëpitë e para. “Duke i futur të gjitha llogaritë në faturën e ujit, ne kemi rritur ndjeshëm të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Kjo do të thotë që ne jemi gati, duke filluar që nga ky muaj i parë, që qytetarët janë përgjigjur duke i paguar në mënyrë korrekte dhe mbi 90% e tyre kanë paguar taksat e bashkisë, t’u përgjigjemi atyre menjëherë me investime”. 

Vijo leximin

Print

Flasin ekspertët - “Ujërat termale shfrytëzohen si në shekullin e 19, të kthehen në qendra turistike”

Pavarësisht vlerave të larta kurative dhe bukurive natyrore ujërat termale dhe minerale në Shqipëri shfrytëzohen pa kriter. Ekspertët shprehen se në vendet e rajonit, ujërat termale janë kthyer në qendra të mirëfillta turistike, ndërsa në vendin tonë numri i frekuentuesve është shumë i vogël. Romeo Eftimi dhe Alfred Frashëri janë dy profesorë që kanë bërë një studim të ujërave termalë dhe mineralë në Shqipëri. Ata i bëjnë apël shtetit që të marrë menaxhimin e këtyre pikave, pasi privati po i keqpërdor.

Vijo leximin

Print

Banorët e Selenicës prej një viti e gjysmë pa ujë: S’e përdorim as për të pirë e as për të gatuar

Nga: ENRIK MEHMETI*

Banorët e Selenicës që prej një viti e gjysmë po përballen me problemet të mëdha përsa i përket ujit të pijshëm. Sipas tyre uji është i pakonsumueshëm dhe vjen ere e rënd, ndërkohë që kush e ka konsumuar është paraqitur me probleme pastro-intestinale në spital. Banorët ankohen se jo vetëm nuk përdoret për të gatuar por as për të larë pasi krijon irritimin të lëkurës. Ata shprehen se kjo situatë ka nisur që kur pompa u përmbyt vitin e kaluar duke bërë që me vendosjen e pompës së re të krijohen këto probleme.

Vijo leximin

Print

Erozioni nga lumi Fan, Prefekti i Lezhës: Qeveria të ndërhyjë urgjent

Prefekti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca i ka bërë apel institucioneve qëndrore që të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për familjet që preken nga erozioni i lumit Fan, pasi gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Gjatë një inspektimi të bërë në zonën ku lumi ka gërryer dhjetra metër kub dhera, në fshatin Rreth i Epërm të Mirditës ka deklaruar se situata është mjaft alarmante dhe duhet një ndërhyrje emergjente. Erozioni i lumit është shfaqur frikshëm në këtë fshat të Mirditës ku deri më tani janë zhdukur më shumë se 30 hektarë tokë bujqësore, ndërsa në rrezik janë edhe dhjetra banesa.

Vijo leximin

Print