“Ti Raporton”, derdhja e jashtëligjshme e ujit me gaz në terren

Nëpërmjet një denoncimi të ardhur në rubrikën “Ti Raporton”, Klodian Ruci, kryeplak i fshatit Mërtiraj në Vlorë, na njofton se kompania e nxjerrjes së naftës “Transatlantik”, në mënyrë të jashtëligjshme derdh në terren ujin me gaz. Pavarësisht denoncimit në polici, askush nuk ka bërë asgjë, bën me dije zoti Ruci, madje si komunitet ata kanë bërë edhe një ankesë në datën 16 shkurt, në Bashkinë e Selenicës.

Print

Fshati vetëm 25 km larg Tiranës konsumon ujë të ndotur

Në fshatin Kasall, në njësinë administrative Zall-Herr e cila e është pjesë e Bashkisë së Tiranës, vetëm 25 km larg nga qendra e Tiranës, rreth 3 mijë banorë konsumojnë ujë të ndotur nga puset që i kanë hapur vetë. Analizat që janë bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik tregojnë se uji i këtyre puseve nuk duhet konsumuar pasi ka nivel të lartë ndotje. Por banorët thonë se në këtë fshat nuk ka ujësjellës dhe janë të detyruar që si për të pirë dhe për të gatuar të përdorin ujin e puseve pasi nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë ujë tjetër.

Vijo leximin

Print

Bregdeti shqiptar, aty ku notojnë plehrat

Duna të tëra me plehra gëlojnë nëpër plazhet tona. Cigare, kanaçe, mbeturina ushqimesh, shishe dhe qese plastike si ‘dulcis in fundo’, që të bëjnë karshillëk, teksa të valëviten mbi kokë. Shqipëria është një vend i vogël, por jo përsa i përket ndotjes. Në këtë pike, ne kemi performancë të lartë. Zhvillimi i vrullshëm urban në vend ka kontribuar dukshëm që deti të ngjajë më shumë me një vend të hedhjes së mbeturinave. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale.

Vijo leximin

Print

Fierza në pikën kritike, gjatë javës hapen portat, rrezik përmbytjesh

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet me shpejtësi. Këtë jave mund të hapen portat e Fierzës. Kjo për shkak se niveli i liqenit po mbërrin në pikën maksimale. Prurjet janë shtuar ndjeshëm në dy lumenjtë kryesorë e me këto ritme i lënë shumë pak kohë KESH-it për të menaxhuar situatën drejt kuotës maksimale. Megjithëse katër turbinat e Fierzës janë në kapacitet të plotë, reshjet e fundit kanë dyfishuar prurjet, duke ndryshuar edhe raportet e shkarkimit mes turbinave dhe sasisë së prurjeve. Nëse vijojnë reshjet, kjo jave do jetë vendimtare për hapjen e portave të Fierzës.

Vijo leximin

Print

Vjosa rrit nivelin, lumi po del nga shtrati në zonën e urës së Mifolit

Lumi Vjosa ka alarmuar sërish banorët e Novoselës, pasi që prej mesdites të së hënës, niveli i tij është rritur në 5.5 metra, vetëm 30 centimetra larg pikës kritike. Aktualisht lumi ka dal nga shtrati dhe ka mbuluar me ujë disa siperfaqe tokë, por që sipas adminsitratorit të kësaj njësie, situata pritet të përmirësohet në orët në vijim. “Ka filluar të dalë nga shtrati, por nuk paraqet rrezikshmëri. Sipas informacioneve që kemi nga Memaliaj dhe Tepelena ka filluar rënia që nga ora 12:00. Megjithatë ne i kemi marrë masat të gjitha, grupet janë në gatishmëri.

Vijo leximin

Print