Përmbytjet: Panik në Novoselë e Mifol, Vjosa del nga shtrati

Vjosa është kthyer në kërcënim serioz për qindra familje të Novoselës, Mifolit, fshatit Fitore etj. Për shkak të reshjeve të shumta në rrethin e Gjirokastrës dhe Tepelenës, lumi është tejfryrë dhe ka dalë nga shtrati. Sipërfaqe të konsiderueshme tokash dhe të mbjellash janë nën ujë, ndërsa banorët janë të terrorizuar se si do të mund ta kalojnë natën në shtëpitë e tyre. Ata i tremben një vërshimi akoma më të frikshëm të Vjosës gjatë natës, ndaj siç pohojnë, do të gdhihen zgjuar. Aktualisht, dalja disa metra nga shtrati i lumit Vjosë ka përmbytur zonën e pazarit në afërsi të urës si sipërfaqet bujqësore.

Vijo leximin

Print

Riciklimi i ujërave të zeza, ndërtohet impianti i dytë në Tiranë

350 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga projekti i impiantit të përpunimit të ujërave të përdorura, pra rreth gjysma e popullsisë zyrtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha se, pas më shumë se 50 vitesh, po ndërhyhet për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të zeza. Projekti i pastrimit të ujërave të ndotura në Tiranë, sipas kryebashkiakut është menduar që në vitin 1960 dhe se një problem që shkaktohet në Tiranë, ndikon menjëherë edhe dikë që bën plazh në Durrës. Ambjenti dhe natyra është e vetmja pajë që ne i lëmë fëmijëve tanë, - shtoi ai.

Vijo leximin

Print

Përmbytjet, Kina 10 ekskavatorë të fuqishëm për kanalet kulluese

Kina do të financojë një flotë prej 10 ekskavatorësh të rinj të fuqishëm për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese. Gjatë një takimi që pati me ambasadoren Jiang Yu, ministri shqiptar i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, falenderoi kryediplomaten kineze për ndërmjetësimin e këtij projekti për përballimin e përmbytjeve në vend. Kina do të mbështesë Shqipërinë edhe në sektorin e ujitjes së tokave. Këtë vit do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në këtë fushë midis Ministrisë së Bujqësisë shqiptare dhe Ministrisë së Burimeve Ujore te Kinës.

Vijo leximin

Print

Liqeni i Fierzës "kosh" mbetjesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Ujërat e liqenit të Fierzës ashtu siç ndodh në çdo sezon pranvere e vjeshte, sërish këtë vit është ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara, ujërat e tij tashmë janë mbuluar me pirgje mbetjesh të ndryshme, ndonëse ende pranvera nuk ka ardhur e kur prurjet në të janë të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe ato të dëborës. Fotografia që shihni i përket brigjeve të këtij liqeni që lag nga të katër anët qytetin e Kukësit, por edhe disa njësi administrative të tij, ndërkohë që ujërat që grumbullohen në të, vijnë nga zonat e Kosovës e Maqedonisë.

Vijo leximin

Print

Shtohen prurjet në Drin, Fierza mbetet e mbyllur

Pavarësisht reshjeve të dendura të këtyre ditëve të fundit, KESH bën të ditur se hidrocentrali kryesor i kaskadës së Drinit, ai i Fierzës vazhdon të mbahet i mbyllur, me qëllim grumbullimin e rezervës ujore. Sipas të dhënave të fundit nga KESH, sasia e reshjeve në këto 10 diët ka përmirësuar ndjeshëm bilancin energjitik të Korporatës, ku niveli në HEC e Fierzës tashmë është rreth 8 metra më lart se niveli më 31 dhjetor. Sekretariati teknik i komisionit të posaçëm të trajtimit të plotave ka rekomanduar që kuotat në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës të administrohen me tendencë ulje.

Vijo leximin

Print