Protesta në Lezhë - Ujësjellësi i ri prish linjën e vjetër dhe e lë jashtë, Grykëzeza pa ujë

Dhjetra familje në Grykëzezë të Lezhës nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej afro 10 ditësh. Ujësjellësi i ri nuk parashikon lidhjen e tyre në rrjet, ndërsa linja e vjetër është ndërprerë. Për të zgjidhur këtë problem, banorët kanë dalë në protestë para Bashkisë. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë thotë se këto familje nuk kanë kontrata, por banorët pretendojnë se kanë kërkuar gjithnjë të legalizohen.
Banori: Këta e kanë hequr tubin e Balldrenit fare, se ne kemi qenë me lidhje në tub të Balldrenit. Tani thonë nuk keni kontratë.

Vijo leximin

Print

Ministri Dervishaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 8 ujësjellsave

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj bashkë me Ambasadoren Gjermane në Shqipëri Susanne Schutz, ministrin e financave, ambasadorin zvicerian dhe përfaqësues të bankës Gjermane për Zhvillim KFË, ka firmosur marrëveshjen për bashkëpunim financiar, për programin Infrastruktura Bashkiake, 3 dhe 4. Marrëveshja parashikon investime në vlerën e 47 milion eurove në total, në ujësjellës kanalizime në 8 qytete. Ministri Dervishaj, tha se falë këtyre investimeve në këto zona do të zgjidhet problematika e ujit. Ministri ishte i shoqëruar dhe nga drejtori i AKUK Ardian Alushi.

Vijo leximin

Print

Liqeni i Kukësit si mundësi atraksioni turistik për disa sporte

Liqeni i Kukësit mund të kthehet në një atraksion turistik. Megjithëse ka një sipërfaqe të konsiderueshme, një mundësi e tillë deri tani nuk i është dhënë banorëve të qarkut të Kukësit. Sipërfaqja e liqenit të Kukësit është rreth 81 km katror çka e bën një liqen mjaft të madh për mundësinë e zhvillimit të peshkimit sportiv. Ky sport mund të kthehet edhe në një traditë të përvitshme, por një gjë të tillë as pushteti qendror dhe as ai vendor nuk e kanë parë të arsyeshëm. Ndërsa shkak që mund të dëmtoj turizmin liqenor në Kukës mund të jenë mbeturinat e shumta të cilat ndodhen brigjet e liqenit, ndërkohë që deri tani nuk është marrë ndonjë nismë për pastrimin e brigjeve liqenore.

Vijo leximin

Print

Njihuni me plazhet më të pastra në Shqipëri

Në prag të sezonit të ri turistik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat për cilësinë e ujërave larës. Sipas raportit në 2016 ujërat larës bregdetarë rezultojnë të jenë shumë të pastër me përjashtim të 3 pikave të cilat kanë qene problematike ndër vite. Bëhet fjalë për kanalin e Çukës, shkollën e Marinës dhe kompleksin Giardino. Nëse jeni duke menduar për t’i kaluar pushimet verore në një nga plazhet shqiptare por nuk e keni vendosur ende se në cilin prej tyre Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju jep të dhënat për plazhet më të pastra.

Vijo leximin

Print

Burrel, ujërat e zeza të burgut në rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde

Ujërat e zeza të burgut të Burrelit tmerrojnë banorët e qytetit. Ata thonë se ky shqetësim është prej më shumë se 20 vitesh, por deri tani askush nuk ka vënë dorë për sistemimin e tyre. Lagjja pas muzeut të qytetit të Burrelit është ajo që e vuan më shumë, pasi ujërat e zeza të burgut u futën në oborret të shtëpive dhe nuk kanë mundësi as të hapin dritaret nga era e keqe. Sipas specialistëve të shëndetit, rritja e temperaturave do të shkaktojë shumë problem për banorët e kësaj lagje, ndërkohë që kjo situatë ka qenë e përsëritur edhe vitet e tjera.

Vijo leximin

Print