Më të fundit

  • Viti 2016, më i nxehti i 137 viteve të fundit – Pikat kryesore të raportit

    Viti 2016 ishte viti më i nxehtë në 137 vjet të regjistrimit të të dhënave për klimën. Ky është përfundimi i raportit ndërkombëtar vjetor për klimën. Ky “kontroll” vjetor i planetit, i udhëhequr nga studiuesit e Qendrës Kombëtare për Informacionin Mjedisor, pjesë e Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) bazohet në kontributet e më shumë se 450 shkencëtarëve nga rreth 60 vende të botes. Raporti nënvizon faktin se shumica e treguesve të ndryshimeve klimatike vazhduan të ndjekin tendencat e një bote në ngrohje.

    Lexo me shume
  • Ngrohja globale do të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri

    Ndryshimet klimatike, sidomos ngrohja globale do të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit në Shqipëri, ku rreziku më i madh është për ujin e pijshëm, sipas një raporti të fundit të Këshillit Kombëtare të Ujit. Në veçanti, thekson raporti, thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në sistemet e ujit të pijshëm, apo në sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e ujërave të ndotura në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësore…

    Lexo me shume
  • Dielli shqiptar, biznesi 500 mln euro i dekadës

    Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250-320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.

    Lexo me shume

12 orë protestë kundër importit të mbetjeve

Protestuesit e shoqërisë civile kanë vijuar për më shumë se 12 orë protestën kundër ligjit të importit të mbetjeve, i cili u miratua në seancën e djeshme në Kuvend. Teksa deputetët largoheshin nga kryesia e Kuvendit, protestuesit brohorasnin: “Turp, turp, turp”, “Jeni plehra”. Përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë, intelektualë dhe qytetarë të thjeshtë janë bërë bashkë për t’i thënë “JO” importit të mbetjeve.“Politika ka ende kohë, të reflektojë. Ky është shansi i fundit i tyre për të qenë në linje me vullnetin e popullit që i ka zgjedhur.

Vijo leximin

Dy opinione pro dhe kundër importit të mbetjeve

Tre vjet pasi qeveria në vendimin e saj të parë pas ardhjes në pushtet firmosi ndalimin e importit të mbetjeve, kjo temë rikthehet sërish, por këtë herë shumica parlamentare ndryshon tërësisht qëndrim. Disa ditë më parë në parlament mbërrin drafti për rikthimin e të drejtës së importit të mbetjeve i hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit. Amendamentet ligjore mbajnë firmat e tre deputetëve, socialistëve Eduard Shalsi e Ervin Bushati dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim Bujar Derveni.

Vijo leximin

Kuvendi miraton me 63 vota ligji për importin e mbetjeve

Pavarësisht nga debatet në Kuvend dhe protestat e shoqërisë civile jashtë tij, Parlamenti ka miratuar projektligjin për mbetje, i cili është votuar me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 abstenim. Ky projektligj ishte një prej çështjeve që dominoi debatin në parlament. Gjithashtu, është miratuar edhe amandamenti i LSi-së, që shoqëria civile të ketë akses në importin mbetjeve. Kuvendi ka miratuar edhe amendamentin e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, për monitorim të këtyre mbetjeve në pikat doganore nga shoqëria civile.

Vijo leximin