Më të fundit

  • Stuhi dhe erë e fortë në Kukës, furtuna lë pa energji elektrike disa fshatra, mbetjet urbane dalin në rrugë

    Pasditën e kësaj të hëne qyteti i Kukësit është përfshirë nga një stuhi e fortë e cila po shkakton mjaft probleme në qytetin verilindor. Era ka qenë aq e fortë sa ka rrezikuar pemët të cilat ndodhen përgjatë rrugëve të qytetit të Kukësit. Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita. Nga raportimet e deritanshme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

    Lexo me shume
  • Raporti i UNECE, Shqipëria nuk vlerëson ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit dhe nuk merr masa për uljen e vdekjeve

    Shqipëria nuk vlerëson ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, duke penguar matjen e saj të progresit drejt synimit të objektivave të mijëvjeçarit (SDG) të Kombeve të Bashkuara. Ky përfundim vjen nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), i cili ka kryer rishikimin e tretë të ecurisë së mjedisit të Shqipërisë, duke analizuar progresin që nga shqyrtimi i dytë i Performancës Mjedisore (EPR) në vitin 2012. Ky EPR i tretë është i pari që integron SDG-të dhe ofron rekomandime për qeverinë për arritjen e Qëllimeve Globale dhe zbatimin e angazhimeve për ndryshimin e klimës.

    Lexo me shume
  • Jahti “gjigand” do të udhëtojë me energji diellore – Ja çfarë sjell e ardhmja

    Automjetet elektrike me siguri do të jenë e ardhmja, duke marrë parasysh se çdo markë e madhe po përqafon idenë e një të ardhmeje pa gaz, por a do të jetë e njëjta gjë edhe për anijet? Jahtet janë simbol i madh statusi për njerëzit e pasur, por gjithashtu ato harxhojnë sasi të mëdha gazi. Një kompani suedeze e quajtur Solar Impact shpreson ta ndryshojë këtë me një varkë të mrekullueshme që nuk do ketë nevojë as për një pikë karburanti.

    Lexo me shume

ISHMP: 1119 inspektime në shkallë vendi, 3.13 milionë lekë gjoba

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) i bën thirrje qytetarëve të respektojnë moratoriumim e gjuetisë dhe atë të pyjeve, vendosur me ligj, si dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e mjedisit duke denoncuar çdo rast abuziv që konstatojnë. Në vijim të marrjes së masave për zbatimin e moratoriumit për mbrojtjen e pyjeve si dhe kundër gjuetisë së paligjshme, gjatë periudhës janar-15 shkurt 2016, ISHMP ka kallëzuar penalisht dy persona për gjueti të paligjshme, si dhe ka sekuestruar në total 53 metër³ lëndë drusore të prerë pa leje.

Vijo leximin

Nisin përpjekjet për transferimin e arinjve ‘të Lalzit’ në parkun rehabilitues në Gjermani

Qytetarë dashamirës të natyrës kanë qenë të radhës që kanë sinjalizuar të shqëtësuar, mbajtjen në gjendje të robëruar të dy arinjve në kafaze, në një lokal pranë fshatit Bisht Kamëz. Konstatimi i tyre është bërë për herë të parë më 4 Janar të këtij viti nga aktivistet e ASPBM, gjatë kryerjes së monitorimeve në terren. Megjithëse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga raportimi i tyre, deri në këto momente asnjë masë konkrete nuk është marrë nga institucionet përgjegjëse për ruajtjen e faunës.

Vijo leximin

Parku i Liqenit: Ja si do të jetë projekti për këndin e lojrave të fëmijëve

Projekti mbi këndin e lojrave që do të ndërtohet në Parkun e Liqenit, ka qënë një nga temat më të debatuara ditët e fundit. Por si do të jetë ky projekt? Sipas bashkisë, ky projekt përfshin vetëm një park lojërash për 200 fëmijë të të gjitha moshave dhe nuk parashikon asnjë ndërtim kafeneje apo restoranti. Parku i lojrave për fëmijë do të ketë elementë të ndryshëm argëtues e dëfryes dhe nuk do të ketë pagesë për të hyrë apo përdorur. Projekti është i ndarë në 8 elementë të ndryshëm, për mosha të ndryshme të fëmijëve; 1-3 vjeç, 3-6 vjeç; 6-9 vjeç dhe për moshën 12 vjeçare.

Vijo leximin