Më të fundit

  • Privatizohet lumi Erzen, “99 vjet kontratë qiraje” për ta kthyer në nyje inertesh

    Prej disa kohësh, në fshatin Mullet, lagja e “Bejlereve”, shtrati i Lumit ERZEN vazhdon të mbushet me inerte nga punonjësit e Firmes “XXX”, duke ndryshuar shtratin e lumit në mënyrë të atillë që të mos jetë më i përdorshëm nga asnjë njeri që mund të dojë të ushtrojë peshkimin apo larjen në lumë. Në këtë mënyrë është tjetërsuar duke u përkeqësuar situata e lumit, nga atraktive për plazh apo peshkim, në një objekt të keq për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve në tërësi.

    Lexo me shume
  • Raporti i DP: Qytetarët e Tiranës s'janë korrekt në ndarjen e mbetjeve

    Sensibilizimi i qytetarëve në Tiranë për të hedhur mbetjet në vendet e duhura lë shumë për të dëshiruar. Me gjithë masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, Bashkia Tiranë, për të informuar banorët përmes rrjeteve sociale, mediave apo drejtpërdrejt përmes fushatave sensibilizuese, sërish situata nuk ka ndryshuar. Qytetarët vazhdojnë të gabojnë në këtë drejtim, edhe pse kushtet nuk mungojnë dhe të gjitha rrugët janë të pajisura me koshat përkatës.

    Lexo me shume
  • Ndryshimet klimatike, BE pësoi 450 miliardë euro dëme

    Humbjet totale ekonomike të ardhura për shkak të ndodhive ekstreme klimatike në hapësirën europiane për periudhën 1980-2016 kapin 450 miliardë euro. Kjo shumë është rezultati i përllogaritjeve të Agjencisë Europiane për Mjedisin, bazuar mbi raportin e ndryshimeve klimatike dhe reduktimit të rrezikut për katastrofa në Bashkimin Europian. Pjesa më e madhe e dëmeve është shkaktuar nga përmbytjet (40%), ndjekur nga stuhitë (25%), thatësira (10%) dhe valët e të nxehtit (5%). Mbulimi me siguracione i këtyre risqeve ishte në përgjithësi 35%.

    Lexo me shume

Ferma e shtëpisë – Rikthimi i traditës shqiptare

Të vendit apo të importuara; dyshimi lind natyrshëm mbi origjinën e produkteve në treg. Por shumëkush ka zgjedhur të ketë produkte më shumë se “të vendit”. Quhet bujqësi urbane. Do të thotë të mbjellësh atë çfarë do, aty ku jeton. Në Shqipëri ka qenë një praktikë e njohur dhe mesa duket po rikthehet. Mund të gjeni produkte të freskëta e të stinës jo më larg sesa nga ballkoni juaj. Një tjetër vlerë e fermave urbane është se i shton gjelbërim qyteteve dhe ju mbrojnë nga temperaturat e larta për freskinë që krijojnë.

Vijo leximin

Elbasani, planet urbanistike dhe ndotja

Në një intervistë për gazetën Shekulli kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini ka shpjeguar planet e hartimit dhe miratimit të planit strategjik të zhvillimit dhe disa nga projektet prioritare në konfigurimin e ri. Ai tha se janë parashikuar disa projekte që e kthejnë Elbasanin në qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. “Kemi menduar që të integrojmë zonat urbane me qytetin, në mënyrë që t’i vijmë sa më mirë në ndihmë komunitetit. Është parashikuar ndërtimi i urës në Krastë që lidh Elbasanin me Shushicën dhe pikën turistike të Byshekut.

Vijo leximin

Turizëm: Shqipëria përfaqësohet në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016

Shqipëria përfaqësohet në panairin ndërkombëtar BIT Milano 2016 nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe 8 operatorë turistike. Interesi i vizitorëve për pavionin shqiptar është jashtëzakonisht i madh, gjë e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm të partnerëve të huaj por edhe të mediave të rëndësishme ndërkombëtare. Në konferencën e tij për televizionin ndërkombëtar SKY Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së, Z. Ardit Çollaku, shpjegoi disa nga arsyet pse duhet vizituar Shqipëria duke theksuar potencialin e madh që ka ky sektor jo vetëm për pjesën bregdetare dhe natyrën e mrekullueshme.

Vijo leximin