Më të fundit

  • Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

    Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.

    Lexo me shume
  • Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

    Një bregdet sa më i pastër dhe aktivizmi qytetar për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë në qendër të projektit të mbështetur nga “Lëviz Albania” në Durrës. Projekti që do të zhvillohet në një zonë problematike që prek lagjen nr.1, zona Port – Currila plazh në qytetin e Durrësit do të synojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mosderdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në det gjë që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë prek shëndetin e personave që frekuentojnë plazhin.

    Lexo me shume
  • Rritja e fuqisë së erës do të ngadalësohet në Europë gjatë vitit 2018

    Europa shtoi rreth 4.5 gigawatt (GW) të kapacitetit të energjisë së erës në gjysmën e parë të 2018, tha WindEurope ditën e enjte. WindEurope deklaroi se shifrat e reja ishin “në përputhje me pritshmëritë, por më të ulëta se e njëjta periudhë në 2017. Sektori në tokë ka shtuar më shumë se 3.3 GW në gjysmën e parë të 2018 –ës, ndërsa sektori në det të hapur ka shtuar rreth 1.12 GW. Shtimi i kapaciteteve në det të hapur u nxitën nga tregjet në Gjermani, Francë dhe Danimarkë, ndërsa shtesat në sektorin e jashtëm ishin kryesisht në Britani, Belgjikë dhe Danimarkë.

    Lexo me shume

"Shoqata Unë, Gruaja" ndërgjegjësim për menaxhimin e mbetjeve në Udenisht, Trebinje, Buçimas & Velçan

Në Njësitë Administrative Udenisht, Trebinje, Buçimas, Velçan, "Shoqata Unë, Gruaja" ka organizuar takime ndërgjegjësuese me banorë nga fshatra të këtyre njësive në kuadër të projektit "Bëhu i zgjuar - Redukto mbetjet", pjesë e programit ACHIEVE, të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, me mbështetje financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Gratë e trajnuara ishin ato që organizuan takimet në fshatrat përkatëse të këtyre komunave.

Vijo leximin

Plazhi i Darzezës i papastër, banorët: Shteti s’ka vënë dorë, e pastrojmë vetë

Plazhi i Darzezës në prag të çeljes së sezonit turistik është thuajse jashtë funksionit. Në të gjithë gjatësinë e tij prej 13,5 km, rëra e plazhit është e mbuluar nga plehrat të cilat janë nga më të ndryshmet. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit plehrat janë më të shumta pasi ato nuk janë pastruar prej kohësh. Plazhi i Darzezës kryesisht frekuentohet nga qytetarët fierak. Të vetmit që kanë nisur të pastrojnë janë bizneset private. Institucionet shtetërore janë thuajse janë inekzistente për këtë zonë, por ato janë shumë aktive në kohën që fillojnë këto biznese të kenë punë, duke iu bërë presione nga më të ndryshmet.

Vijo leximin

Elbasan: Pastrimi në njësitë rurale, banorët ankohen për shërbimin, Bashkia kërkon mirëkuptim

Shërbimet e sidomos ai i pastrimit mbeten sfida për tu kapërcyer për Bashkinë e re të Elbasanit. Pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, 12 ish komunat e rrethit te Elbasanit janë bërë pjesë e Bashkisë së re si njësi administrative. Pastrimi i mbetjeve urbane mbetet pikë kyçe e sfidës së formacionit të ri vendor të Bashkisë Elbasan pasi pastrimi i qytetit ka mbi 10 vite që realizohet nga një kompani private. Mjetet e njësive administrative rezultojnë të pamjaftueshme për të grumbulluar mbetjet e të gjitha njësive çdo ditë.

Vijo leximin