Më të fundit

  • Haradinaj: Është momenti i fundit që të kujdesemi për ambientin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ata që po angazhohen në këtë iniciativë, duke thënë se kjo gjendje jo e mirë është lënë gjatë, por tani është koha e fundit që  mos të lejohet më.

    Lexo me shume
  • Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë

     

    Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë”.

    Lexo me shume
  • 563 mijë tonë mbetje nuk trajtohen. Shqipëria, e kthyer në landfill ilegal

    Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit. Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

    Lexo me shume

Mbetjet, ambasada shqiptare në Itali: Të përgënjeshtrohet lajmi

Ambasada e shqiptare përmes përfaqësueses së saj në Itali, Anila Bitri, i ka shkruar portalit italian i cili publikoi lajmin se në Shqipëri janë zhdukur sasi të mëdha mbetjesh të cilat kishin për destinacion Maqedoninë. Në letrën e dërguar nga ambasadorja, kërkohet përgenjështrimi i lajmit, duke theksuar se ky artikull kishte target kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare e dëmi ishte me pasoja të rënda për bilancin politik dhe social. Faktet sipas ambasadores në letër bëhen më të ashpra duke kombinuar foton e Kryeministrit të Qeverisë Shqiptare në krah të kontenierëve.

Vijo leximin

1300 kontejnerë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri? Dogana: Ja e vërteta

Drejtoria e Përgjitshme e Doganave ka reaguar pas pulikimit të lajmit nga një portal italian që ngrinte dyshime se mbi 1300 kontejnerë me mbetje që mund të kenë përfunduar në Shqipëri. Dogana sqaron përmes një njoftimi për mediat se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë tranzituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore ‘Qafë Thanë’, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë, kryesisht produkte ushqimore. Po dje reagoi dhe Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa mohoi të ketë një hetim për këtë çështje.

Vijo leximin

Zhduken mijëra tonelata me mbetje kimike në Shqipëri?

Një portal italian kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tonelatave të mbetjeve kimike të rrezikshme në Shqipëri. Në një shkrim investigativ nënvizohet se ky shqetësim është ngritur dhe në takimin e posaçëm të zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë mes kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe shefit të antimafias në Itali Franco Roberti. Në shkrimin e publikuar prej “Pianeta Italia”, nënvizohet se bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë, secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tu ricikluar Maqedoni, por në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë.

Vijo leximin