Më të fundit

  • Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

    Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.

    Lexo me shume
  • Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

    Një bregdet sa më i pastër dhe aktivizmi qytetar për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë në qendër të projektit të mbështetur nga “Lëviz Albania” në Durrës. Projekti që do të zhvillohet në një zonë problematike që prek lagjen nr.1, zona Port – Currila plazh në qytetin e Durrësit do të synojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mosderdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në det gjë që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë prek shëndetin e personave që frekuentojnë plazhin.

    Lexo me shume
  • Rritja e fuqisë së erës do të ngadalësohet në Europë gjatë vitit 2018

    Europa shtoi rreth 4.5 gigawatt (GW) të kapacitetit të energjisë së erës në gjysmën e parë të 2018, tha WindEurope ditën e enjte. WindEurope deklaroi se shifrat e reja ishin “në përputhje me pritshmëritë, por më të ulëta se e njëjta periudhë në 2017. Sektori në tokë ka shtuar më shumë se 3.3 GW në gjysmën e parë të 2018 –ës, ndërsa sektori në det të hapur ka shtuar rreth 1.12 GW. Shtimi i kapaciteteve në det të hapur u nxitën nga tregjet në Gjermani, Francë dhe Danimarkë, ndërsa shtesat në sektorin e jashtëm ishin kryesisht në Britani, Belgjikë dhe Danimarkë.

    Lexo me shume

Ekosistemi natyror Krastë-Verjon shpallet “Peizazh i Mbrojtur”

Ekosistemi natyror Krastë-Verjon është shpallur “Peizazh i Mbrojtur” dhe do të ketë një sipërfaqe prej 1469.239 (një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë dyqind e tridhjetë e nëntë) ha.

Me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi që brenda afatit 1 vjeçar pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të hartojnë planin e menaxhimit të peizazhit të mbrojtur, i cili miratohet nga ministri përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore.

Vijo leximin

Ankesat për ushqimet: Skadencat, helmimet, uji i ndotur…

Konsumatori shqiptar vazhdon të përballet me produkte ushqimore të pasigurta. Stina e nxehtë nxjerr më shumë në pah problematikën ushqimore. Hasan Stafa ka 20 vjet që merret me mbrojtjen e konsumatorit dhe rrjedhimisht është përballur me ankesa nga më të ndryshmet. “Për helmime ushqimesh, për ndotje uji, për produkte që skuqen në rrugë, për tregjet e pakontrolluara në gjithë Shqipërinë”, shpjegon Stafa.

Vijo leximin

20 milion shishe uji me logon e Objektivit të 3 për Zhvillim të Qëndrueshëm

Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në bashkëpunim me biznesin shqiptar prezantuan një partneritet të ri mes tyre që synon për të rritur ndërgjegjësimin dhe gjeneruar mbështetje për t’i bërë Objektivat Globale realitet në Shqipëri. OKB dhe një kompani biznesi që operon në sektorin ushqimor, po punojnë për t’i sjellë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm më pranë çdo shtëpie nëpërmjet ujit të ambalazhuar, i cili shpërndahet gjerësisht në mbarë Shqipërinë në dyqane, supermarkete, institucione, biznese private etj.

Vijo leximin